Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry! Jakovarssss</noscript>

Join the forum, it's quick and easy

Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry! Jakovarssss</noscript>
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!

Shko poshtë

Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry! Empty Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!

Mesazh nga AstronauT Wed Dec 09, 2009 6:17 pm

Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!


Flokë të kreshpëruar, të elektrizuar, pa shkëlqim? Ka ca zgjidhje që
vijnë menjëherë pas ditëve të pushimeve, kur nuk të bëhet vonë për
maskat ushqyese, kur harron balsamin dhe xhelin në shtëpi dhe kur të
mjafton një fjongo për t’i lidhur shkujdesshëm. Por me kthimin në
qytet, gjithçka duhet filluar nga e para. Stilistët e flokëve
sugjerojnë të gjitha truket se si t’i rregullosh për disa sekonda

Shkëlqim për flokët e zinj


Nëse ngjyra ka humbur shkëlqimin, por fatkeqësisht nuk ke kohë për të
shkuar tek parukieri, atëherë vepro kështu: “Përzje pak hijezues ngjyrë
ari me pak xhel shkëlqyes për flokët”. Ajo që e sugjeron është Cheryl
Marks, parukierja personale e aktores Christina Ricci (një brune e
bukur natyrale). “Merr pak nga produkti, ngrohe mes duarve për ta
zbutur, kaloje mbi flokët e thatë dhe mos i krih. Do të kesh flokë të
shndritshëm”.


Kaçurrela perfekte pas shiut


“Nëse flokët kanë marrë ujë dhe janë kreshpëruar, përfito për të
krijuar një bisht me efekt re”, thotë stilisti i flokëve Ted Gibson.
“Apliko një balsam pa shpëlarje, tërhiqi flokët pas, lidhi duke i
shtrënguar fort dhe fryji majat me krehër”.

Larg efektit shtëllungë


Nëse, pavarësisht balsamit, flokët vazhdojnë të mbeten të ashpër, provo
një recetë japoneze, që i zbut në çast. Ziej një grusht oriz me dy gota
ujë. Pastaj kulloje lëngun, lëre të ftohet dhe hidhe mbi flokë, pasi
t’i kesh larë më parë. Shpëlaji pas pesë minutash.


Jepi lëvizje flokëve të hollë


Përdor shampo të nxehtë. Shampoja ngrohet në procesin banjëmari dhe
nxehtësia ushtron një zgjerim të enëve të gjakut, që oksigjenojnë
rrënjën. Rezultati? Flokët janë më të gjallë, më të rëndë dhe më
elastikë.

Ndiz ngjyrën


Para se t’i lash, lagi flokët me çaj jeshil. Apliko një serum shkëlqyes dhe fiksoji me ajrin e ftohtë të tharëses.

Nuk ke kohë për t’i larë?


Nuk janë të freskët nga shampoja dhe kjo duket, sepse flokët janë të
gjatë. Për t’i rregulluar flokët pa i larë, krijo look-un “e pakrehur
false” alla Gisele Bündchen”, thotë Harry Josh, stilisti i flokëve të
top modeles. Me kokë poshtë, spruco shampon e thatë në rrënjë dhe me
duar shpupuriti flokët.


Ngjyra është zbehur


Për të intensifikuar ngjyrën, kopjo teknikën që koloristja Rita Hazen
përdor me popstar-in Jessica Simpson. “I bëj një maskë ushqyese me vaj
bajamesh, jojoba dhe aloe, dhe e lë në flokë për 25 minuta”.


Gjallëro bionden platin


Nëse ngjyra është natyrale, zbehet shpejt, sepse flokët platin kanë
shumë pak pigment. Për t’u dhënë gjallëri, shkri dy aspirina në një enë
me ujë dhe shpëlaji flokët pasi të kesh përdorur më parë një shampo
specifike për flokë biondë.

Fshih rritjen

Është momenti për të lyer flokët, por nuk ke dëshirë? Për të mos u
dukur rrënja e flokut në ngjyrën natyrale, fryji flokët që në rrënjë.
Krijohet një efekt dritë-hije shumë natyral. Më pas fiksoji me pak llak.


S’më pëlqen modeli i ri!


Të ka kapur epidemia e flokëve me presje. Por, pasi i ke prerë, kupton
se modeli i ri nuk të pëlqen aspak. Për ta fshehur, apliko një xhel me
efekt të lagur, shpërndaje me krehër duke i tërhequr flokët nga pas dhe
vendos një rreth: të zi për flokët biondë, me ngjyrë për flokët
gështenjë.

Stop efektit elektrik


Nëse ditët e para të vjeshtës fryn erë, flokët e hollë elektrizohen dhe
krehja nuk mban. Bëji një mbledhje të tërhequr mirë, siç është tendencë
së fundmi. Apliko një produkt flokësh me shkëlqim, krihi dhe lidhi
fort.

Larg yndyrës


Duken gjithmonë të palarë dhe të pakrehur. Për t’i bërë më të lehtë, të
vjen në ndihmë scrub-i. Masazhoji për pak sekonda dhe më pas laji me
një shampo ultradelikate.



Somario


Një truk më shumë për të ushqyer flokët: një maskë me vaj ulliri. Mbahet gjithë natën dhe në mëngjes floku lahet me shampo

Ndryshimi i stinëve kërkon kura intensive. Kështu, flokët bëhen më të shëndetshëm, elastikë e të shndritshëm


Box

Gabimet e përjetshme

Mos i thaj flokët duke i fërkuar me peshqir. Kështu do të shmangësh
elektrizimin dhe kreshpërimin. Punoji flokët me duar dhe tamponoji me
peshqir për të larguar ujin e tepërt. Pastaj thaji me tharëse.

Mos e tepro me produktet e stilimit, ndryshe flokët ngjiten dhe nuk
arrin t’u japësh formën e dëshiruar. Doza e duhur është sa një kokërr
arrë. Shpërndahet nëpër duar dhe pastaj vendoset në flokë.
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry! Empty Re: Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!

Mesazh nga AstronauT Wed Dec 09, 2009 6:18 pm

Flokë të kreshpëruar, të elektrizuar, pa shkëlqim? Ka ca zgjidhje që
vijnë menjëherë pas ditëve të pushimeve, kur nuk të bëhet vonë për
maskat ushqyese, kur harron balsamin dhe xhelin në shtëpi dhe kur të
mjafton një fjongo për t’i lidhur shkujdesshëm. Por me kthimin në
qytet, gjithçka duhet filluar nga e para. Stilistët e flokëve
sugjerojnë të gjitha truket se si t’i rregullosh për disa sekonda
Shkëlqim për flokët e zinj
Nëse ngjyra ka humbur shkëlqimin, por fatkeqësisht nuk ke kohë për të
shkuar tek parukieri, atëherë vepro kështu: “Përzje pak hijezues ngjyrë
ari me pak xhel shkëlqyes për flokët”. Ajo që e sugjeron është Cheryl
Marks, parukierja personale e aktores Christina Ricci (një brune e
bukur natyrale). “Merr pak nga produkti, ngrohe mes duarve për ta
zbutur, kaloje mbi flokët e thatë dhe mos i krih. Do të kesh flokë të
shndritshëm”.

Kaçurrela perfekte pas shiut
“Nëse flokët kanë marrë ujë dhe janë kreshpëruar, përfito për të
krijuar një bisht me efekt re”, thotë stilisti i flokëve Ted Gibson.
“Apliko një balsam pa shpëlarje, tërhiqi flokët pas, lidhi duke i
shtrënguar fort dhe fryji majat me krehër”.

Larg efektit shtëllungë
Nëse, pavarësisht balsamit, flokët vazhdojnë të mbeten të ashpër, provo
një recetë japoneze, që i zbut në çast. Ziej një grusht oriz me dy gota
ujë. Pastaj kulloje lëngun, lëre të ftohet dhe hidhe mbi flokë, pasi
t’i kesh larë më parë. Shpëlaji pas pesë minutash.

Jepi lëvizje flokëve të hollë
Përdor shampo të nxehtë. Shampoja ngrohet në procesin banjëmari dhe
nxehtësia ushtron një zgjerim të enëve të gjakut,që oksigjenojnë
rrënjën. Rezultati? Flokët janë më të gjallë, më të rëndë dhe më
elastikë.

Ndiz ngjyrën
Para se t’i lash, lagi flokët me çaj jeshil. Apliko një serum shkëlqyes dhe fiksoji me ajrin e ftohtë të tharëses.

Nuk ke kohë për t’i larë?
Nuk janë të freskët nga shampoja dhe kjo duket, sepse flokët janë të gjatë. Për t’i rregulluar flokët pa i larë, krijo look-un
“e pakrehur false” alla Gisele Bündchen”, thotë Harry Josh, stilisti i
flokëve të top modeles. Me kokë poshtë, spruco shampon e thatë në
rrënjë dhe me duar shpupuritiflokët.

Ngjyra është zbehur
Për të intensifikuar ngjyrën, kopjo teknikën që koloristja Rita Hazen
përdor me popstar-in Jessica Simpson. “I bëj një maskë ushqyese me vaj
bajamesh, jojoba dhe aloe, dhe e lë në flokë për 25 minuta”.

Gjallëro bionden platin
Nëse ngjyra është natyrale, zbehet shpejt, sepse flokët platin kanë
shumë pak pigment. Për t’u dhënë gjallëri, shkri dy aspirina në një enë
me ujë dhe shpëlaji flokët pasi të kesh përdorur më parë një shampo
specifike për flokë biondë
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi