Kur rriten më shumë flokët
Faqja 1 e 1
Kur rriten më shumë flokët
Ritmet e rritjes së flokëve janë shumë të
ndryshueshme në periudha të caktuara, ndërsa me thonjtë nuk ndodh e
njëjta gjë. Në ndryshim me sa ndodh tek kafshët, që humbasin shtresa të
lëkurës gjatë stinës së ngrohtë duke mos qenë të detyruar që të mbrohen
nga i ftohti, tek njerëzit është vënë re një rritje më e shpejtë e
flokëve në periudhën e ngrohtë dhe në veçanti në periudhën e korrikut.
Ky fenomen në përgjithësi është më i dukshëm tek femrat se sa tek
meshkujt dhe akoma nuk ka arritur të zbulohet se pse ndodh dhe pse
dihet që një rol të rëndësishëm luan dhe temperatura. Ritmet e rritjes
së flokëve nga ana tjetër janë të influencuar nga shumë faktorë si:
hormonet, mosha, gjendja e organizmit. Në kushte normale rreth 120 mijë
fijet e flokut që ka mesatarisht një njeri në kokë rriten rreth 1.2 cm
në muaj. Ndërsa rritja e thonjëve varet nga ushqimi dhe aspak nga
stinët. Thonjtë zgjaten mesatarisht 3 milimetra në muaj.
Uji tek flokët
Guanina që i mbështjell flokët përbëhet nga shumë shkallëzime të
mbivendosura. Kur niveli i ujit në brendësi të indeve fibrorë nuk është
i mjaftueshëm, atëherë drita që bie mbi to nuk reflektohet mirë. Për të
shpëtuar flokët pa shkëlqim nuk mjafton vetëm të ndryshohet lyerja apo
t’i nënshtrohesh goditjeve me rreze diellore. Duhen zgjedhur produkte
që përmbajnë vitamina apo edhe aminoacide, që forcojnë rrënjën e
flokëve. Ndërsa, për të ruajtur shkëlqimin e flokëve, duhen zgjedhur
produkte me bazë silikoni.
Plakja
Është normale nëse, pas të pesëdhjetave, edhe flokët të bëhen më të
pabindur. Struktura e tyre kimike ka ndryshuar. Për këtë arsye, shpesh,
flokët janë të elektrizuar dhe të shpupurisur. Ka vetëm një mënyrë që
t’i bindim flokët rebelë: ato duhet të krihen gjatë tharjes; kështu do
të fiksohen më mirë. Do të ishte e këshillueshme që të përdoret edhe
llaku në momentin kur kriheni. Gjithashtu, këshillohet që një herë në
muaj t’i kërkonit parukieres tuaj t’ju bëjë një maskë me kolagjen,
sepse kjo substancë i rikthen elasticitetin flokut. Nëse doni të dilni,
por flokët nuk i keni të larë, atëherë përfitoni nga një banjë në
vaskë. Mbështillini flokët me bigudi gjigande, futuni në vaskë dhe
relaksohuni. Do të jenë avujt e ngrohtë ata që do të kujdesen për të
fiksuar krehjen.

Similar topics
» Edhe floket plaken!!!
» Këshilla për flokët nga guzhina
» Ushqimi per floket e shëndoshë
» Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!
» Me shume cs logo
» Këshilla për flokët nga guzhina
» Ushqimi per floket e shëndoshë
» Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!
» Me shume cs logo
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi