Edhe floket plaken!!!
Faqja 1 e 1
Edhe floket plaken!!!
Me kalimin e moshës, flokëve nuk iu ndryshon vetëm ngjyra. Bëhen më
të hollë, humbasin butësinë dhe elasticitetin, prandaj lind nevoja të
kurohen. Ja disa kura sipas problemeve që shfaqen
Hollohen sepse u mungojnë hormonet
Pas të dyzetave, para menopauzës, trupi prodhon më pak estrogjen,
hormonin që ka një efekt pozitiv mbi ciklin jetësor të flokëve. Kur
zvogëlohet sasia e estrogjenit, rritet niveli i një enzime që është
përgjegjëse për rrallimin e sasisë së fijeve të flokëve, si edhe për
rënien e tyre. Ende nuk është zbuluar ndonjë metodë e përshtatshme për
të kompensuar rënien fizike të flokëve. Atëherë janë shumë të nevojshëm
flakonët riforcues, që janë me përbërje amineksili. Ky është një
përbërës mjaft aktiv, që përmirëson ndjeshëm fiksimin e rrënjës së
flokut në skalpin e kokës. Gjithashtu, duhen përdorur ushqyes, si:
metiotina, cistina dhe tirozina, enzima të cilat e luftojnë veprimin e
enzimës “armike”. Madje, këto substanca ndihmojnë sidomos që të mos
dobësohen fibrat e flokëve.
Nëse rënia është në përmasa të mëdha, që bën të duken të zbrazëta pjesë
të ndryshme të kokës, atëherë është e nevojshme të kërkohet ndihma e
një dermatologu, si dhe të ndiqen kura më të specializuara.
Zhvillohen pore kur humbet Keratina
Problemi i rënies së flokëve është i njëjtë me atë të plakjes së
lëkurës. Me kalimin e kohës, reduktohen substancat e organizmit, që
shërbejnë si izolues për qelizat epidermike. Si rezultat, poret e tyre
bëhen më të dukshme. Në rastin e flokut, ajo që reduktohet është sasia
e keratinës dhe kolagjenit. Shtresat që i veshin këto qeliza epidermike
humbasin kompaktësinë. Për këtë arsye, qelizat epidermike janë të
pambrojtura nga veprimi i agjentëve të jashtëm dhe i rrezeve
ultravjollcë. Për të mbrojtur flokët është e nevojshme që shampot
normale të zëvendësohen me produkte të pasura me filtra UV dhe një herë
në dy javë duhet të përdoret një maskë me vajra, sigurisht me bazë
bimore. Meqë në këtë fazë poret e flokëve janë më të hapura, nuk do
jetë aspak e vështirë që ta absorbojnë më mirë vajin, duke shtuar në
këtë mënyrë hidratimin dhe kompaktësinë e tyre.
Humbasin shkëlqimin kur nuk reflektojnë mirë dritën
Guanina që i mbështjell flokët përbëhet nga shumë shkallëzime të
mbivendosura. Kur niveli i ujit në brendësi të indeve fibrorë nuk është
i mjaftueshëm, atëherë drita që bie mbi to nuk reflektohet mirë. Për të
shpëtuar flokët pa shkëlqim nuk mjafton vetëm të ndryshohet lyerja apo
t’i nënshtrohesh goditjeve me rreze diellore. Duhen zgjedhur produkte
që përmbajnë vitamina apo edhe aminoacide, që forcojnë rrënjën e
flokëve. Ndërsa, për të ruajtur shkëlqimin e flokëve, duhen zgjedhur
produkte me bazë silikoni.
Bëhen shpejt pis, sepse thithin smogun
Kur poret e flokëve janë të mëdha, ato rëndohen, sepse smogu dhe
pisllëku, në vend që të largohen, penetrojnë deri në rrënjë. Në këtë
rast është e domosdoshme të përdoret një shampo delikate, e cila
përbëhet nga sasi minimale agjentësh përgjegjës për prodhimin e
shkumës. Kështu, do të jetë e mundur që t’i lani çdo ditë flokët tuaj.
Sugjerohen shampot, formulat e të cilave janë të pasuruara me alga të
kuqe, pasi ato pastrojnë në brendësi, por me delikatesë.
Këputen shpejt kur përmbajnë pak ujë
Merrni një fije floku që ju ka rënë në jastëk apo dhe në këmishë dhe
shikoni me kujdes nëse ajo është me nyjë. Nëse jo, atëherë fija e
flokut është këputur. Edhe në këtë rast, shkaku është mungesa e
dehidratimit. Flokët jo vetëm që dobësohen, por duken më të ashpër dhe
të pakrehur. Gjëja e parë që duhet bërë është përdorimi i një shampoje
zbutëse, që përmban vitaminën B5.
Një herë në javë duhet bërë një masazh i flokëve të lagura me vajra me
përmbajtje misri ose ulliri, që duhet mbajtur për rreth 15 minuta. Kjo
lloj maske shërben për t’u rikthyer flokëve butësinë dhe elasticitetin.
Nuk e mbajnë gjatë krehjen, sepse janë të elektrizuar
Është normale nëse, pas të pesëdhjetave, edhe flokët të bëhen më të
pabindur. Struktura e tyre kimike ka ndryshuar. Për këtë arsye, shpesh,
flokët janë të elektrizuar dhe të shpupurisur. Ka vetëm një mënyrë që
t’i bindim flokët rebelë: ato duhet të krihen gjatë tharjes; kështu do
të fiksohen më mirë. Do të ishte e këshillueshme që të përdoret edhe
llaku në momentin kur kriheni. Gjithashtu, këshillohet që një herë në
muaj t’i kërkonit parukieres tuaj t’ju bëjë një maskë me kolagjen,
sepse kjo substancë i rikthen elasticitetin flokut. Nëse doni të dilni,
por flokët nuk i keni të larë, atëherë përfitoni nga një banjë në
vaskë. Mbështillini flokët me bigudi gjigande, futuni në vaskë dhe
relaksohuni. Do të jenë avujt e ngrohtë ata që do të kujdesen për të
fiksuar krehjen.
Këshilla
Nëse dëshiron të kesh flokë të derdhur dhe të
bukur, kërkojini parukierit tuaj t’ju bëjë një krehje të çrregullt dhe
asimetrike. Për lyerjen do ishte e këshillueshme të përdornit një
ngjyrë të theksuar dhe me shumë shkëlqim. Evitoni lyerjet me ngjyra të
zbehta, pasi reduktojnë shumë volumin e krehjes suaj.

Similar topics
» HD 2 nga HTC, edhe telefon edhe kompjuter
» Këshilla për flokët nga guzhina
» Ushqimi per floket e shëndoshë
» Kur rriten më shumë flokët
» Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!
» Këshilla për flokët nga guzhina
» Ushqimi per floket e shëndoshë
» Kur rriten më shumë flokët
» Flokët nuk rrinë mirë? Don’t worry!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi