iPhone e ka ekranin më të mirë Jakovarssss</noscript>

Join the forum, it's quick and easy

iPhone e ka ekranin më të mirë Jakovarssss</noscript>
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

iPhone e ka ekranin më të mirë

Shko poshtë

iPhone e ka ekranin më të mirë Empty iPhone e ka ekranin më të mirë

Mesazh nga AstronauT Tue Jan 12, 2010 8:38 pm

iPhone e ka ekranin më të mirë Smartphones_front


Testimet e kryera në një iPhone, Google Nexus One dhe Motorola Droid si dhe tek HTC Droid Eris, theksojnë se iPhone ka pasur ekranin e ndjeshëm me saktësinë më të madhe prej të gjithëve

Moto Development Group (nuk ka lidhje me Motorola), ka vendosur që të testojë Google Nexus One, Motorola Droid dhe Apple iPhone për të shikuar se cili ka ekranin e ndjeshëm me saktësinë më të madhe. E fituesi? Apple iPhone, pavarësisht se ka treguar disa mangësi.

Grupi Moto ka deklaruar se ka dëgjuar eksperiencën rreth zhvillimit të produktit “capacitive touchscreen” dhe ka dalë me një test të thjeshtë DIY për të shikuar saktësinë e ekraneve: shfrytëzimi i një aplikacioni për vizatim për të krijuar një grid, rrotullimin e gridit në mënyrë që linjat të jenë në një kënd prej 45 shkallë në raport me aksin vertikal të erkanit të ndjeshëm, dhe pastaj shfrytëzimin e aplikacionit vizatues, duke përcjellë gridin përmes shfrytëzimit të presionit të lehtë dhe mesatar të gishtërinjve.

Moto Group ka gjetur se ekrani i iPhone ka kryer një punë shumë të arsyeshme të kapjes së linjave të drejta, gjersa që të tre celularët Android treguan mangësi, në veçanti me presion të lehtë. iPhone ka demonstruar paksa humbje të ndjeshmërisë në skaje të ekranit – Moto Group deklaroi se edhe Droid Eris e Nexus One kanë qenë më të mirë në qoshe. Megjithatë në përgjithësi, celularët Anrdoid kanë përjetuar valëzime dhe shkallëzime nëpër ekranin e tyre.

“Në ekrane të ndjeshme në prekje inferiore, është thjeshtë e pamundur që të vizatohen linja të drejta” shkruante në blogun e Moto Group. Me presion të lehtë “artefaktet do të rriten në mënyrë të theksuar, duke treguar se pajisja është në gjendjen më të mirë me një sinjal të dobët. Kjo është e rëndësishme për shkak se shfrytëzimi i shpejt i tastierës dhe prekjet e lehta në ekran vërtetë shtyjnë limitet e panelit të ndjeshëm në prekje”. / pcwa / 12 janar 2010
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi