YouTube dhe Guggenheim promovojnë artistët
Faqja 1 e 1
YouTube dhe Guggenheim promovojnë artistët
Muzeu Guggenheim është bashkuar me YouTube në një partneritet që pasqyron ndikimin në rritje të medias së re si një formë arti.
Kështu, së bashku kanë krijuar “YouTube Play” që të zbulojnë dhe t’i shfaqin artistët duke punuar online në video.
Një listë e shkurtër prej 125 artistëve dhe videove të tyre janë plasuar në ueb faqen YouTube.com dhe në kioskat e Guggenheimit në New York, Berlin, Venecia dhe Bilbao. Ata ishin përzgjedhur në mesin e më shumë se 23 mijë aplikuesve në YouTube, nga 91 vende të ndryshme të botës.
Nancy Spector, zëvendësdrejtoreshë dhe shefe kujdestare e Fondacionit Guggenheim, ka thënë për Reuters, se muzeumi ishte futur në këtë projekt sepse ata ishin të mahnitur me “idenë e të parit nga shtëpia video online që po lind si një formë arti me të drejtën e vet.”
“Kjo është një pyetje, e jo një deklaratë,” ka thënë ajo. “Kështu që për këtë ia vlen të eksplorosh.”
YouTube Play është përpjekja më e fundit e sajtit për shpërndarjen e videove për të shtyrë kufijtë e formave të ndryshme të artit, dhe pason “YouTube Symphony Orchestra” dhe projektin filmik “Life in a Day.”
Një juri prej 11 vetash – e ndër ta edhe regjisori i filmit, Darren Aronofsky, muzikantët e SHBA-së, Animal Collective, dhe artisti vizual japonez Takashi Murakami – do t’i përzgjedhin për finale 20 nga 125 videot.
Më 21 tetor, këta 20 emra do të publikohen dhe do të mund të shohin punën e tyre të prezantuar në muzeun Guggenheim në New York. Poashtu edhe muzetë Guggenheim në Berlin, Venedik dhe në Bilbao do të prezantojnë këto vepra.
Murakami ka thënë se risitë teknologjike kanë bërë “ndryshime drastike në të dyja format, dhe në shpërndarjen e shprehjes artistike.”
YouTube është një medium për komunikim me botën në përgjithësi, dhe ne nuk mund ta quajmë veten atistë thjesht duke zbuluar diçka speciale, dhe vetëm duke e prezantuar në publik,” ka thënë Murakami.
“Në këtë drejtim, YouTube, ka nxitur një revolucion,” ka vazhduar ai.
Ndërmjet 125 gjysmë finalistëve janë: rok bendi “OK Go”, dy herë kampionia amerikane e shahut, Jennifer Shahade, dhe Joe Penna, si dhe ndër 8 më të kërkuarit në YoyTube, i njohur më mirë si MysteryGuitarMan.
Gjithashtu përfshihen edhe artiste t holandezë si, Evelien Lohbach, fotografin Keith Loutit nga Sydney, shfaqjet e grupeve artistike njujorkeze, “Improv Everywhere” dhe animatori holandez, Sjors Vervoot.
“Përzgjedhja ësht e larmishme në teknikë, subjekt, vend dhe status profesional, që reflekton në rritjen e qasjes në teknologjinë e mediumeve te reja në tërë botën,” ka thënë Spector. / koha.net / 24 shtator 2010[/center]
Similar topics
» YouTube me version të ri?
» Youtube do të bëhet me abonim?
» Edhe YouTube po i shkurton URL'të
» Edhe të moshuarit në Facebook dhe YouTube
» GOOGLE PAGOI 1 MILIARDË $ MË SHUMË PËR YOUTUBE!
» Youtube do të bëhet me abonim?
» Edhe YouTube po i shkurton URL'të
» Edhe të moshuarit në Facebook dhe YouTube
» GOOGLE PAGOI 1 MILIARDË $ MË SHUMË PËR YOUTUBE!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi