Microsoft 7 softuer për automjete
Faqja 1 e 1
Microsoft 7 softuer për automjete
Microsoft ka paralajmëruar versionin e ri të softuerit të vet për automjete të quajtur Windows Embedded Automotive 7.
Microsoft ka paralajmëruar versionin e ri të sistemit të vet operativ të dedikuar për shfrytëzim në automjete.
Softueri i quajtur Windows Embedded Automotive 7 përmban versionin më të ri të teknologjisë së Microsoftit për njohjen e të folurit Tellme si dhe versioni i përshtatur të Silverlight.
Ani pse Microsoft tani paraqet softuerin e vet, sigurisht në praktikë atë nuk do ta shohim edhe një kohë. Në fakt, automjetet kanë cikël zhvillues prej së paku 18 muajsh, kështu që së paku kaq duhet të pritet për zbatimin në praktikë të softuerit të ri të Microsoftit.
Microsoft po ashtu ka bërë publik disa nga automjetet e reja të cilat do të shfrytëzojnë softuerin (e vjetër) të tij, përfshirë modelet Nissan Leaf, Fiat 500 dhe gjeneratën e re të Ford Sync.
Similar topics
» Fitime rekorde në Microsoft
» Microsoft paralajmëron për një lëshim sigurie në .NET
» Microsoft: Nexus One do ta dëmtojë platfromën Android
» Microsoft Office 2010 (Portable)
» Microsoft zhvillon aplikacionin ''Photo DNA''
» Microsoft paralajmëron për një lëshim sigurie në .NET
» Microsoft: Nexus One do ta dëmtojë platfromën Android
» Microsoft Office 2010 (Portable)
» Microsoft zhvillon aplikacionin ''Photo DNA''
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi