Nokia përgatit përgjigjen 3D ndaj Street View
Faqja 1 e 1
Nokia përgatit përgjigjen 3D ndaj Street View
Nokia planifikon që deri në muajin nëntor të filloj digjitalizimin e hartave të qyteteve të mëdha botërore dhe në këtë mënyrë t’i konkurrojë shërbimit Street View të kompanisë Google.
Për zhvillimin e shërbimit të ri do të ngarkohet një nga njësitë e kompanisë Nokia, Navteq, e cila në digjitalizimin e terrenit do të mbështetet në dy teknologji. E para do të shërbejë për paraqitjen tredimensionale të mjedisit të qyteteve, derisa me ndihmën e së dytës në ato paraqitje do të shfaqen pamje të fotografive reale.
Do të incizohet me anë të automjeteve speciale nga të cilat secili do të ketë aparat fotografik për fotografim panoramik të rezolucionit të lartë, sistem për pozicionim global (GPS) dhe radar për skanim të mjedisit falë së cilit do të fitohet pamja tredimensionale.
Në Navteq kanë njoftuar se këto automjete speciale nga nëntori do të fillojnë të sillen rrugëve të Londrës, e më vonë do të kalojnë edhe në qytete tjera të mëdha evropiane. Megjithatë, do të na duhet të presim vitin 2011 që të fillojmë të shfrytëzojmë të dhënat e grumbulluara.
Similar topics
» Games for Nokia 5800 / Nokia 5530/ Nokia N97
» Edhe Samsung përgatit kompjuter tablet
» Forconi mbrojtjen e lekures tuaj ndaj diellit
» Nokia do të prodhojë më pak smartphone’s
» Nokia nxjerr modelin e ri të X6
» Edhe Samsung përgatit kompjuter tablet
» Forconi mbrojtjen e lekures tuaj ndaj diellit
» Nokia do të prodhojë më pak smartphone’s
» Nokia nxjerr modelin e ri të X6
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi