Hakohet Twitter, përdorues të shumtë të prekur
Faqja 1 e 1
Hakohet Twitter, përdorues të shumtë të prekur
Mëngjesin e ditës së martë Twitter e priti me një sulm hakerësh përmes të cilit u shpërndanë cicërima me kod të dëmshëm tek përdoruesit, megjithatë Twitter arriti që të bëjë shumë shpejtë mbylljen e vrimës.
Twitter tha në cicërimat e saja të sigurisë se faqja që ka kryer sulmin është fikur. Gjithashtu ata janë shprehur se të dhënat e përdoruesve nuk janë keqpërdorur.
Sulmi ishte mjaft i keq sepse paraqiti cicërima misteorize që buronin vetvetiu dhe aktivizoheshin pa u klikuar në to – për tu aktivizuar mjaftonte që miu të vendosej mbi to. Por ky lëshim ka prekur vetëm vizitorët e Twitter.com. Programet e ndryshme të palëve të treta për dërgim dhe lexim të cicërimave, si Tweetdeck, kanë mbetur të paprekura.
Cicërimat që u paraqitën befas, megjithëse nuk përmbanin domosdoshmërisht kod të dëmshëm, ato që përmbanin mund të merrnin nën kontroll kompjuterët me mbrojtje të dobët. Faqja zyrtare e cicërimave të shtëpisë së bardhë – që përcillej nga 1.8 milion përdorues – ishte në mesin e atyre të prekurave, megjithëse mesazhet u larguan shumë shpejtë pas paraqitjes së rrezikut.
Twitter, që limiton mesazhet në vetëm 140 karaktere, thekson se virusi mund të ketë qenë një prej më të shkurtërve që është parë deri më sot. Sipas kompanisë së sigurisë F-Secure Comp, virusi më i shkurtë deri më sot ishte 22 karaktere i gjatë.
Thyerjet e sigurisë kanë qenë të zakonshme për Twitter në ditët e hershme, por kompania qysh prej asaj kohe ka ngritur sigurinë dhe problemet janë bërë më të rralla. Sulmi i të martës u paraqit paralele me paraqitjen e një ridizajnim të faqe, që po tenton të sistemoj cicërimat e përdoruesve të Twitter dhe ta bëjë më të lehtë shikimin e imazheve dhe videove drejtpërsëdrejti nga faqja, pa pasur nevojë për të klikuar në një link nga YouTube apo Flickr. /pcworld.al
Similar topics
» Mbi 200 milionë përdorues luajnë lojëra në Facebook
» A po ngec Twitter?
» Twitter, së shpejti me foto dhe video
» Twitter lason faqe për profesionistët?
» Twitter përkohësisht në duart e hakerave
» A po ngec Twitter?
» Twitter, së shpejti me foto dhe video
» Twitter lason faqe për profesionistët?
» Twitter përkohësisht në duart e hakerave
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi