KINË: DELL HYN NË TREGUN E TELEFONAVE MOBIL
Faqja 1 e 1
KINË: DELL HYN NË TREGUN E TELEFONAVE MOBIL
Kompania Dell sot ka hyrë në tregun e telefonave mobil për herë të parë, duke penetruar në tregun kinez.
Disa nga pamjet të cilat kanë rrjedhur në internet, e shfaqin një telefon të prodhuar nga Dell, të koduar nën emrin mini3i, i cili është i bazuar në Sistemin Mobil të hapur të Kinës, një variant i sistemit operativ Android nga Google. Modeli i vetëm i smartphone’it nga Dell, është i ngjashëm me iPhone, për nga pamja e jashtme dhe atij i është bashkëngjitur edhe një portal me aplikacione të dedikuara për tregun kinez.
Karakteristika kryesore e këtij modeli të telefonit nga Dell, është një ekran touchscreen me 3.5 inç, të rezolucionit me madhësi 640x360, që njëkohësisht e bën këtë model, telefonin me ekranin më të madh së bashku me madhësinë e rezolucionit, krahasuar me të gjithë telefonat e tjerë, Android të prodhuar deri më tani.
Përkundër këtyre përparësive, mini3i ka elemente mjaft bazike dhe nuk ka përkrahje për 3G, pikërisht për shkak të kufizimeve qeveritare, ndërsa ky model nuk posedon as lidhje Wi-Fi. / foto: techcrunch / 17 gusht 2009
Similar topics
» Kinë: Shiten mbi 200 mijë iPhone 4
» Rrjedh Dell Mini 11
» DELL VOSTRO, NJË DESKTOP PËR BIZNES!
» DELL PRODHON INSPIRON TË BAZUAR NË PLATFORMËN CULV!
» Rrjedh Dell Mini 11
» DELL VOSTRO, NJË DESKTOP PËR BIZNES!
» DELL PRODHON INSPIRON TË BAZUAR NË PLATFORMËN CULV!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi