Facebook pasqyrë e ndryshimeve sociale
Faqja 1 e 1
Facebook pasqyrë e ndryshimeve sociale
Palo Alto, 12 janar - Themeluesi i rrjetit më të madh social në bote Facebook, Mark Zuckerberg preferon të hedhë një hap më tej në lidhje me akuzat për shkeljen e privatësisë së njerëzve.
25 vjeçari ka pranuar se Facebook është një blog që nuk respekton privatësinë e njerëzve, por sipas tij, tashmë kjo është kthyer në një mënyrë jetese pasi normat sociale ndryshojnë me kalimin e kohës dhe njerëzit mund të shkëmbejnë pa asnjë problem informacionet personale. Ai shtoi se tashmë është mbyllur një epokë dhe ka nisur një tjetër.
“Kur fillova të mendoja për Facebook në dhomën time në Harvard, të gjithë më pyesnin pse duhej të hidhja informacione në rrjet? Por më pas shpërthyen shumë blogje dhe shërbime të këtij lloji. Sjelljet sociale evoluojnë me kohën”, thekson Zuckerberg. Ai shtoi gjithashtu se Facebook nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka pasqyruar ndryshimet e mëdha sociale.
Similar topics
» Facebook do të lansojë një platformë mobile?
» Dërgoni dhurata me Facebook
» Facebook e rrit sigurinë
» Edhe të moshuarit në Facebook dhe YouTube
» Facebook bëhet me 350 milionë shfrytëzues
» Dërgoni dhurata me Facebook
» Facebook e rrit sigurinë
» Edhe të moshuarit në Facebook dhe YouTube
» Facebook bëhet me 350 milionë shfrytëzues
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi