Stilet e reja të flokëve Jakovarssss</noscript>

Join the forum, it's quick and easy

Stilet e reja të flokëve Jakovarssss</noscript>
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stilet e reja të flokëve

Shko poshtë

Stilet e reja të flokëve Empty Stilet e reja të flokëve

Mesazh nga AstronauT Wed Dec 09, 2009 6:23 pm

Stilet e reja të flokëve


Zgjatjet
e dukshme, kaçurrelet e gjata që ‘nguliten’ në sy dhe ‘kosheret’ e
flokëve të ndërthurura, janë vetëm disa nga thyerjet e rregullave për
flokë


Flokët me nuanca natyrale, të prera në mënyrë simetrike, sikurse ato të
Xhenifer Anistonit në serinë “Friends”, ishte stili i flokëve më i
kërkuar gjatë viteve të 90-ta. Mirëpo, në këtë mijëvjeçar të ri, femrat
po i thyejnë të gjitha rregullat e stileve të flokëve. Zgjatjet e
dukshme, kaçurrelet e gjata që ‘nguliten’ në sy dhe ‘kosheret’ e
flokëve të ndërthurura, janë vetëm disa nga thyerjet e rregullave për
flokë. Edhe pse duken të relaksuara, stilet e flokëve të yjeve të
Hollivudit, të cilat i imitojnë të gjitha femrat e thjeshta, prapë janë
vepër e stilistëve superior. Kështu, për flokët e aktoreve nga seria
“Gossip Girls” kujdeset një ekip i tërë i stilistëve, ndërsa çdo veprim
të tyre e aplikojnë miliona adoleshente nga e mbarë bota. Bëhet fjalë
për stile flokësh të thjeshta ‘gossip’, të cilat bazohen në flokë
gjysmë të gjata të shthurura, të thjeshta për t’i formësuar, sepse
nevojitet vetëm pakës shkumë apo dyllë për volum dhe tharja e flokëve
me kokën teposhtë.

Stili ‘lob’ - zëvendëson stilin ‘bob’
Për
dallim nga stili ‘bob’, i cili shtrohet deri te niveli i mjekrës. Stili
‘lob’ prek nofullën. Flokët në të gjitha skajet janë me gjatësi të
njëjtë, ndërsa janë të drejta ose paksa të shthurura. Këtë stil e
bartin Guinet Paltrou dhe Eva Longoria.

Kombinimi i ngjyrave

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Hilari Daf, flokët i ngjyros me
kombinimin e kaçurreleve me nuanca ngjyrë kafe dhe të verdha, të cilat,
edhe pse të stilizuara me kujdes, duken si të shprishura. Pasi në të
kaluarën ka qenë bionde e plotë, kjo pamje natyrale është ideale për
‘pushimin’ e rrënjëve nga kimikalet e forta dhe tretmanët për zbardhje.

Stilin ‘gossip’ - e duan të gjitha moshat

Aktoret e serisë për adoleshente “Gossip Girls” janë sinonim i pamjes
seksi për vajzat e reja, sipas shembullit japonez: uniformat e shkollës
në kombinim me mikrofunde, flokë paska të shprishura, të lidhura me
marama dhe kopsa flokësh. Stili “gossipy”, e ka marrë emrin sipas kësaj
serie.

Flokët bionde – rritja e errët

Edhe pse shumë mendojnë se pop-mbretëresha Madona nuk ka kohë për
stilist flokësh, prapë publiku e ka kuptuar se rritjet e zeza janë si
pasojë e trendit dhe jo moskujdesit. Sikurse edhe “heroin chic”, me të
cilin ajo kishte shokuar gjatë viteve të 90-ta me pamjen dhe grimin e
saj të zbehtë, edhe stili i ri i Madonës është një trend i ri, me të
cilin ajo dëshiron të tërheqë vëmendjen.
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi