Ushqimi për secilën shenjë
Ushqimi për secilën shenjë
Çfarë ushqimi për secilën shenjë
Makrobiotika, vegjetariania, ushqimi i kontrolluar, dietat
rigoroze...janë disa nga përpjekjet e njeriut modern që jetën e tij ta
kalojë me sa më pak probleme shëndetësore. Këtë gjithsesi duhet
përkrahur.
Megjithatë, a i përshtatet çdonjërit prej nesh mënyra makrobiotike e të ushqyerit? Ose mënyra vegjetariane? Ose ndonjë e tretë?
Në veprën hyrëse "Astro lonca" do të bëjmë përpjekje që ta dëshmojmë
harmoninë ndërmjet ushqimit dhe shenjës së horoskopit, sepse do ta
shihni që, për shembull, peshorja, e cila në sasi të mëdha i konsumon
ëmbëlsirat (të cilat si fëmijë i Venerës i adhuron), mund ta
shkatërrojë seriozisht shëndetin e saj.
Pra, të nisim me rendin e horoskopit:
Dashi
Udhëheqës, luftëtar, ose euforik ose depresiv, temperamentin e tij të
fortë mund ta zbusë me ushqim të lehtë, kryesisht me perime, me pak
mish, pa pije të forta alkoolike dhe pa duhan.
Perimet e gjelbra dhe të kuqe, spinaqin, lakrat, rrepat e vegjël,
panxharin e kuq duhet t’i kemi në racionet tona të përditshme, sepse
përmbajnë hekur, i cili i nevojitet aq shumë dashit që ka predispozita
potenciale për anemi. Për të njëjtin shkak duhet ngrënë sa më shumë
pemë të kuqe: qershi, vishnjë, kumbulla të kuqe, rrush serezi.
Për shtendosje më së miri është të hahen rrushi i kaltër, kumbullat e kaltra, pemët me ngjyrë të kaltër përgjithësisht.
Demi
Me temperament melankolik, por me shëndet të mirë, demi i do sportet,
por edhe jetën e qetë e komode. Demi ka apetit të mirë, e do ushqimin,
nganjëherë është grykës, e do alkoolin, në mënyrë të veçantë pijet
luksoze.
Demat e duan kuzhinën dhe është interesante e dhëna, kundruar nga
aspekti historik, sipas së cilës helmueset më të njohura kanë qenë të
lindura pikërisht në këtë shenjë.
Duke e lënë anash shakanë, lirisht uluni pranë tavolinës, të cilën me
shkathtësi të madhe e ka përgatitur demi. Meqenëse është i prirë të
trashet, sidomos në vitet e pjekurisë, i rekomandohet që ta kufizojë
apetitin.
Demave u përgjigjen jashtëzakonisht pemët e kaltra: kumbullat, manaferrat, rrushi...
Binjakët
Fëmijët e Merkurit, me gjithë paqëndrueshmërinë e tyre, janë shumë
simpatikë, vitalë, rinorë dhe përplot energji fizike. Me një fjalë kjo
shenjë përjetësisht u takon njerëzve të rinj, të shpejtë, të cilët në
mënyrë imperative ecin në hap me kohën, ndaj para të gjithëve ata do ta
pranojnë makrobiotikën, vegjetarinë dhe secilin trend tjetër
nutricionistik.
Binjakët e duan zierjen, i duan gjellët e reja dhe recetat e reja, por
në aspektin e të ushqyerit janë shumë nazeli. Pasi që nuk pëlqejnë të
qëndrojnë gjatë ulur rreth tavolinës, më me kënaqësi përcaktohen për
shujta të pakta dhe të shpeshta të cilat ta kujtojnë koktejin. Sidomos
i pëlqejnë kuzhinat ekzotike të vendeve të largëta.
Nga prodhimet e vendit duhet të përdorin sa më shumë perime dhe pemë të
ngjyrës indigo, si për shembull; patëllxhanin, rrushin, manaferrat,
qershitë e murrme.
Rreptësisht u ndalohet duhani dhe u rekomandohet pushimi.
Gaforrja
Gaforrja sensibile e adhuron vatrën e shtëpisë, pastat dhe ëmbëlsirat,
me çka i kompenson vuajtjet e dashurisë dhe problemet e jetës.
Në pikëpamje të ushqimit nuk është nazelie – ha gjithçka, por për shkak
të barkut të ndjeshëm duhet që t’i shmangë pijet e forta alkoolike,
duhanin dhe ushqimin djegës, me gjithë apetitin e mirë. Rëndom trashja
është pasojë e situatave fatkeqe emocionale.
Gaforreve u rekomandohen perimet dhe pemët me mbështjellës të verdhë,
si: speci, patatja, kungulli, banania, ananasi, dardha, grejpi, limoni.
Luani
Zjarri, Dielli, drita, bollëku, janë simbole të luanit, shenjës më
kërkuese të Zodiakut. Ai do nga jeta më të mirën, sepse mendon se kjo i
përket, ndaj për këtë harxhon shumë para për të gjitha llojet e
kënaqësive, duke përfshirë këtu edhe ushqimin.
Luani në tryezë është mjaft nazeli dhe kërkues, e çmon cilësinë më
shumë se çdo shenjë tjetër e Zodiakut. Ushqimin e vet duhet ta
organizojë në varësi nga fakti se a ka probleme me shtypjen e lartë apo
me shtypjen e ulët. Kjo, kuptohet, ka të bëjë edhe me kafenë. Duhanin
duhet ta shmangë.
Klorofili është ai që i duhet luanit, ndaj për këtë është e nevojshme
që në ushqim të përfshijë sasi më të mëdha të perimeve të gjelbra:
lakrës me gjethe, lakrës, radhiqes...
Virgjëresha Virgjëresha precize e mat me gram çdo zarzavate që
përfshihet në shujtën ditore, e cila nuk ka kufizime në pikëpamje të
shumëllojshmërisë, por ka kufizime në aspektin e sasisë: për shkak të
sistemit të ndjeshëm të tretjes Virgjëresha nuk bën të hajë shumë
ushqim përnjëherë dhe as të konsumojë pije të forta alkoolike.
Perimet e gjelbra gjethore dhe, përgjithësisht perimet e shumta janë ato që u duhet patjetër të lindurve në këtë shenjë.
Gjatë kohës së të ushqyerit do të duhej pirë një gotë ujë, e cila
paraprakisht kishte qëndruar në dritë të gjelbër (poç i gjelbër) të
paktën 30 minuta.
Peshorja
Ajo që mund të supozohet për shenjat e tjera të Zodiakut, për peshoren
dihet botërisht: fjala është për helmet të cilat i merr nëpërmjet
ushqimit, me çka e shkatërron shëndetin e vet, paçka se mund të thuhet
se është shumë i mirë. Për këtë peshoret duhet t’i shmangin duhanin,
alkoolin dhe ushqimin e rëndë, sidomos biberin, kafenë e zezë,
çokollatën, sheqerin e bardhë dhe kripën industriale. Do të thotë,
duhet të konsumojnë kripë deti dhe mjaltë në vend sheqerit (madje në
pije të nxehta – vetëm se duhet të pritet ftohja e tyre, sepse
nxehtësia i shkatërron përbërësit e dobishëm të mjaltit).
Nga zarzavatet e tjera peshoreve u pëlqejnë: vaji i ullirit, mishi i
pulës dhe mishi i viçit. Pemët me ngjyrë portokalli: mango, ftoi
japonez, mandarina, pjeshka e verdhë, kajsia, pjepri, molla, karota, do
të duhej të ishin përherë në tryezën e peshores.
Akrepi
Akrepi i fortë e do ushqimin pikant, në gjithçka e tepron, madje edhe
pi shumë. Për shkak të problemeve të mundshme me zorrën e trashë, në
vend të ushqimit të rëndë e të biberosur, të cilin e ka aq për qejf kjo
shenjë, rekomandohet ushqimi i lehtë.
Pemët të cilat i rekomandohen akrepit janë: rrushi, manaferrat,
kumbullat e kaltra, kungulli, banania, ananasi, dardha, limoni, grejpi.
Perimet të cilat akrepi duhet t’i ketë gjithnjë në tavolinë janë: patatja, speci i verdhë, patëllxhani.
Shigjetari
Shigjetari i pabrenga lehtë mund të vuajë nga mbipesha ne qoftë se nuk
ia ndal hovin apetitit të mirë, ndërsa trashet kryesisht në pjesën e
kofshëve dhe të brinjëve.
Kjo shenjë e horoskopit kënaqet me ushqimin, prandaj dietat, të cilat
duhet t’i mbajë sipas udhëzimit të mjekut, asaj i shkaktojnë zemërim.
Ushqimin e shigjetarit duhet ta pasurojmë me perime e pemë me ngjyrë
vjollce: patëllxhanin, panxharin e kuq dhe rrushin e murrmë.
Është mirë që shigjetari, gjatë ushqimit të tij, ta pijë edhe një gotë
ujë e cila paraprakisht kishte qëndruar 30 minuta në dritën me ngjyrë
vjollce.
Bricjapi
Pasi që në jetën e bricjapit nuk ka vend për ndonjë gjë pa të cilën nuk
mundet, ai është mjaft modest në kërkesat e tij lidhur me ushqimin dhe
mënyrën e jetës. Përgjithësisht, bricjapi e merr vetëm atë që është më
e domosdoshme për jetë: nuk pi kafe të zezë dhe pije të shtrenjta, nuk
ushqehet ne restorantet luksoze.
Bricjapi ka konstruksion eshtëror dhe në parim nuk do të duhej të
kishte probleme me kilogramët, megjithatë do të duhej të merrte ushqim
që përmban pak yndyra për shkak të kolesterolit. Ushqimi ideal:
gjithçka që është e bardhë - djathi, qumështi, mishi i zogut...
Perimet dhe pemët të cilat rekomandohen në mënyrë të veçantë për
bricjapin janë spinaqi, rrepa e vogël, panxhari i kuq dhe rrushi i kuq.
Ujori Ujori, i çmuar si Promethe për shkak të lartësive të tij
spirituale e intelektuale, është mbështetës i kuzhinës vegjetariane dhe
makrobiotike me dëshirën që gjallesat të mos vuajnë për shkak të tij.
Ujori ka forcën e mendjes, por jo edhe shumë energji fizike (Dielli në
ekzil), prandaj ka nevojë për më shumë pushim, gjumë, ritëm të rregullt
jetese dhe ushqimi.
Megjithëse nuk ka kufizime në pikëpamje të të ushqyerit, veç atyre që
ia imponojnë vetvetes, ujori do të duhej të hante pemë dhe perime të të
gjitha llojeve, përveç atyre që janë të tharta. Nga erëzat më e
dobishme është kripa e detit.
Peshqit
Shenja më komplekse e Zodiakut, peshqit, ikën nga jeta e përditshme
edhe sa i përket të ushqyerit. Bashkësundimtari Jupiteri i krijon
apetit të mirë, ndaj mes peshqve ka shumë njerëz të trashë, madje tepër
të trashë.
Rruga e dytë e ikjes është në alkoolizëm, pilulomani dhe drogë, prandaj psikiatri është mjeku më i vizituar nga kjo shenjë.
Peshqve së tepërmi u bëjnë mirë perimet e ziera taze dhe pemët e
ngjyrës indigo në të kaltër dhe pemët e kaltra: patëllxhani, kumbullat,
rrushi, manaferrat...Telegrafi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi