Sekrete per mirmbajtjen e flokeve te bukura dhe te shendosha
Faqja 1 e 1
Sekrete per mirmbajtjen e flokeve te bukura dhe te shendosha
Sekrete per mirmbajtjen e flokeve te bukura dhe te shendosha
*Në qoftë se flokët i lan pothuajse çdo ditë, përmbaju këshillës së
ekspertëve të cilët thonë se shamponin duhet qitur në zverk, në tëmth
dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme të cilat ndër të parat
krijojnë yndyrë. Pastaj ngadalë formo shkumën me ujë të vakët në qoftë
se ke flokë normale apo të yndyrshme, përkatësisht me ujë të ftohtë në
qoftë se flokët i ke të thata. Shamponin lëre të veprojë disa minuta
dhe pastaj flokët krihi me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Vetëm pasi
t'i kesh bërë këto veprime laji flokët.
*Harroje shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir
pas larjes. Do të ndjehesh më komode, por edhe për flokët do të jetë më
mirë në qoftë se i mbështjell vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri i
mbledh pjesën më të madhe të lagështisë nga flokët. Pas një kohe merr
edhe një peshqir të tharë dhe fërkoji me të butë flokët.
*Intervali kohor për tharjen e flokëve me fen është midis 25 dhe 30 minutash. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë.
*Flokët me minival thaji me fen vetëm pjesërisht. Pjesën tjetër të
tharjes lërja ajrit. Vetëm pas tharjes mund t'i krehësh dhe të bësh
frizurën.
*Kundër pëlcitjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është
regjeneratori shtëpiak nga të kuqtë e vezës dhe vaji i ricinës. Që të
bësh regjeneratorin të nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i ricinës.
Vajin ngrohe pak dhe përzieje pikë për pike me vezën, deri sa të
krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i laj, por me regjenerator
fërkoji majat e flokëve dhe mbështilli në një foli alumini, në kokë vër
një kapelë plastike dhe mbaji sa më gjatë të jetë e mundshme. Pastaj
flokët laji mirë!
*Në qoftë se flokët i ke të ndara në mes, kij kujdes që kohë pas kohe
vijën ta lëvizësh për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që
të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.
*Në qoftë se flokët të "shprishen", mos provo t'i rregullosh duke i
krehur nga rrënja por nga majat, sepse në atë mënyrë më pak dëmtohen.
*Në qoftë se shfrytëzon llakun për flokë, para se të shkosh në gjumë përherë duhet ta eliminosh nga flokët, duke i krehur mirë.
*Në qoftë se dëshiron që frizura të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore,
mos qit llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me
to spërkati flokët.
*Në qoftë se nuk mundesh apo nuk arrin që t'i lash flokët, ndërkaq nuk
dëshiron që të duken të yndyrshme, qitu flokëve beby pudër dhe pastaj
krihi mirë. Gjithsesi kjo këshillë vlen vetëm për ato që kanë flokë të
shkëlqyeshme.
*Në qoftë se dëshiron që flokët tuaja ngjyrë gështenje të duken më të
shkëlqyeshme dhe më të bujshme, laji në ujë në të cilin më parë ke zier
lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret ziej gjysmë ore dhe pastaj kulloji.
Nga sasia e lëvoreve të cilat i ke përdorur varet nuanca e ngjyrës së
flokëve.
*Në qoftë se dëshiron ta ndërrosh ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi,
përherë me përpikëri përmbaju udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të
ngjyrës hidhe, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzosh herën tjetër.
*Në qoftë se tashmë ke përdorur kënë, flokëve mundesh vetëm t'u japësh
një ngjyrë më të errët, por jo edhe t'i shkëlqesh. Derisa të mos rriten
flokët, mos mendo për zbardhjen e zylyfeve.
*Kurrë mos e tepro me prodhimet të cilat i qet në flokë - qoftë fjala
për shamponët, regjeneratorët, shkumën apo xhelin. Një herë qit një
sasi më të vogël, dhe në qoftë se të duket se ke qitur pak, mund ta
shtosh pjesën tjetër.
*Ngjyrën e flokëve mos e qit në dhomë tepër të ngrohtë. Preparati mund të shkrihet dhe të rrjedhë në lëkurë.
*Në qoftë se ke flokë bionde që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangiu
shamponëve të cilët mund t'i shkëlqejnë flokët. Ata, flokëve ngjyrë të
errët, u japin ngjyrë të kuqërremtë.
*Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biçikletës apo shëtia ndikojnë mirë në rritjen dhe shëndetin e flokëve.
*Në qoftë se frizurën e formëson me brushë, shfrytëzoje atë që i
përshtatet më mirë flokëve tuaja: për karfica të buta janë të
përshtatshme brushat e holla, të rrumbullakëta, ndërkaq për flokë të
gjatë brushat më të mira janë ato të gjera.
*Provo që sa më pak t'i ngarkosh flokët me karfica dhe me llastikë,
sepse kur janë të lira, më lehtë marrin frymë dhe janë më të shëndosha
Similar topics
» 20 këshilla për flokë të bukura dhe të shëndosha!
» Humbja e flokeve!
» Struktura e flokëve
» Stilet e reja të flokëve
» Bukuria në shkëlqim të flokëve
» Humbja e flokeve!
» Struktura e flokëve
» Stilet e reja të flokëve
» Bukuria në shkëlqim të flokëve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi