VW paraqet versionin evropian të Jetta
Faqja 1 e 1
VW paraqet versionin evropian të Jetta
Pas versionit amerikan, prodhuesi gjerman Volkswagen ka paraqitur edhe atë evropian të limuzinës më të vogël, respektivisht modelit Jetta.Sa i përket ndryshimeve nga pikëpamja e dizajnit, ato gjithsesi janë minimale dhe në shikim të parë vështirë të dallueshme. Dallimet gjithsesi fshihen “nën lëkurën” e tij, e kanë të bëjnë me peshimin e tij dhe motorizimin.Të themi para së gjithash se blerësit evropianë do të marrin version të avancuar të peshimin e pasmë të ngjashme me atë në Golfin e ri. Po ashtu janë avancuar edhe amortizatorët e mbajtësit, e krejt këto për komoditet dhe aftësi më të mira të vozitjes.Jetta në Evropë do të ofrohet në disa versione të motorëve TSI e TDI. Ofertën me benzinë do ta përbëjnë motorët 1.2 dh 1.4-litërsh me 105 dhe 122 kuaj fuqi, gjersa pjesën më të pasur të motorëve me naftë do ta përfaqësojnë motorët 1.6 e 2.0 TDI me 105, 140 e 170 kuaj fuqi. Në ofertë do të gjendet edhe marshi mekanik DSG me dy lidhje.Jetta do të ketë edhe versionin e vet BlueMotion me sistemin stop-start dhe sistemin e frenimit regjenerativ. Këtë model do ta fus në lëvizje motori më i dobët me naftë me shpenzim prej 4.1 litra për 100 kilometra rrugë.Modelet evropianë do të pajisen me sistemin elektro-mekanik të udhëheqjes si pjesë e pajisjeve standarde. Brendësia në përgjithësi është më e pasur dhe më kualitative, veçanërisht në pikëpamje të sigurisë.Çmimi fillestar në tregun gjerman është 20.900 euro[/center]
Similar topics
» MIMO MONITORS PARAQET MODELIN QË LIDHET ME USB!
» Rifreskoni iPhone dhe iPod Touch, me versionin OS 3.1.3
» Volkswagen Polo është “Automjeti evropian i vitit 2010”
» Rifreskoni iPhone dhe iPod Touch, me versionin OS 3.1.3
» Volkswagen Polo është “Automjeti evropian i vitit 2010”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi