Kontraceptivët, na bëjnë më të lumtur
Kontraceptivët, na bëjnë më të lumtur
Kanë rreth 50 vjet që kanë dalë në qarkullim dhe i përdorin më shumë se 100 milionë gra në të gjithë botën. Por, nëse 5 dekada më parë u cilësuan si simbol i vetë revolucionit seksual, kontraceptivët sot nuk përdoren më vetëm për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara. Përkundrazi, ndryshimet e shumta kimike e kanë bërë atë një ilaç të fuqishëm që përdoret për kurimin dhe shqetësimet e shumë sëmundjeve. Sipas statistikave, pjesa më e madhe e grave sot në botë nuk e marrin vetëm për të evituar shtatzënitë, por edhe për shumë shqetësime të tjera të lidhura me shëndetin. Më e reja në treg quhet "Yaz" dhe synon të bëjë për vete gratë që nuk e përdorin vetëm për t‘u mbrojtur, sepse është ndërtuar në mënyrë të tillë që eliminon dhimbjet menstruale dhe e bën më të lehtë përdorimin pa asnjë periudhë pushimi. Me këto karakteristika, në SHBA "Yaz" ka pushtuar më shumë se 20 për qind të tregut, me shitje që i kalojnë 600 milionë dollarë në vit. Por "Yaz" nuk është e vetmja, sepse këto vitet e fundit në treg gjen pothuajse për të gjitha "shijet": pilula normale dhe minipilula, nga ato që kanë përmbajtje hekuri për të parandaluar aneminë e lidhur me menstruacionet, apo acid folik në rastin kur tentohet për të pasur fëmijë; me efekte të veçanta e pozitive mbi humorin, për të rregulluar lëkurën dhe flokët. Një gamë e gjerë ofertash, që për disa janë vetëm një çështje marketingu. Por realiteti është më kompleks, dhe shumë janë të bindur se po ndodh ajo që ndodh gjithmonë pas disa dhjetëvjeçarësh përdorimi të një klase të caktuar ilaçesh nga miliona njerëz. Domethënë, nga të gjitha karakteristikat e tyre mendohet se shfrytëzohen vetëm anët pozitive. Konfirmimi vjen nga rezultatet e shumë studimeve, të kryera në vitet e fundit mbi të gjitha efektet e mundshme pozitive dhe njëkohësisht edhe rreziqeve që sjell përdorimi i tyre. "Pavarësisht atyre që thuhen, ne dimë se gratë që marrin kontraceptivë kanë një reduktim të rrezikut të vdekjes nga çdo lloj shkaku me rreth 18 për qind. Kjo do të thotë se nëse është e vërtetë që antikonceptivët mund të rrisin paksa probabilitetin që të verifikohet ndonjë sëmundje, është plotësisht e sigurt se largojnë rrezikun e shumë të tjerave. Nëse arsyetohet kështu, arrihet në një bilanc pozitiv shumë të qartë", tregojnë specialistët. Në fakt, shifrat në favor të tyre janë shumë të mëdha. Kontraceptivët parandalojnë shumë lloje tumoresh dhe kanë efekte pozitive mbi një sërë sëmundjesh jo të rënda të lidhura kryesisht me problemet gjinekologjike, por ato mund të venë në provë edhe gjendjen psikologjike të grave. "Kontraceptivët e brezit të dytë dhe të tretë ulin rrezikun e tumoreve në vezore me përqindje që sipas studimeve variojnë nga 50 deri në 80 për qind vetëm pas tre deri në gjashtë muaj pas përdorimit, me një efekt që mund të ruhet deri në 15 vjet pas ndalimit të marrjes së tyre; atij të endometrit me 50-60 për qind dhe atij në zorrën e trashë me rreth 20 për qind". Por, virtytet e këtyre preparateve hormonale nuk ndalen këtu, gjë që e kanë kuptuar mirë edhe prodhuesit. Për më tepër që faktet shkencore e kanë treguar më së miri këtë. "Ka shumë rrethana që lidhen me aspektin hormonal dhe në mënyrë të veçantë me prodhimin e androgjenëve, mbi të cilat kontraceptivët kanë një efekt pozitiv, sepse ndalojnë prodhimin e hormoneve mashkullore. Pastaj, me kalimin kohës, vezorja futet në një lloj qetësie dhe kjo ka efektet e saj pozitive. Edhe pse duhet përmendur se çdo grua reagon në mënyrë të ndryshme", vazhdojnë më tej specialistët. Mes shqetësimeve të lidhura me ciklin e çrregullt, kontraceptivët oralë arrijnë të rregullojnë menstruacionet e shpeshta apo ato shumë të rralla. Pastaj, zvogëlojnë aneminë që lidhet me një fluks shumë të bollshëm menstruacionesh që prek 10-30 për qind të grave dhe dhimbjet gjatë ciklit që prek katër gra në dhjetë të tilla. Një tjetër efekt i dokumentuar është ai mbi endometrin, sëmundje ku indet tipike të mureve të brendshme të mitrës gjendjen kudo, por që pëson të njëjtat ndryshime si në mitër, duke shkaktuar dhimbje akute dhe kronike, deri në infertilitet dhe menopauzë të parakohshme. Pilula arrin të reduktojë progesteronin, ashtu siç bën me cistet beninje të vezores, fibromat (20-50 -për qind) dhe cistet beninje të gjirit (40 për qind). Por, përballë këtyre efekteve tipike gjinekologjike, ka edhe të tjera jo më pak të rëndësishme, sepse mbi të gjitha modifikojnë kushtet që mund të ndryshojnë tërësisht cilësinë e jetës së gruas. Por, përballë efekteve pozitive të kontraceptivëve hormonalë, nuk mund të përjashtosh krejtësisht edhe rreziqet. Ato nuk janë të këshillueshme te gratë që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, tek ato që pinë më shumë se 15 cigare në ditë, apo te gratë që kanë pasur një tumor të ndjeshëm ndaj hormoneve, një trombozë apo një hepatit, apo që vuajnë nga migrena. Një tjetër frikë e madhe për shumë gra është ajo e kancerit, kryesisht atij në qafën e mitrës dhe në gji. Për të parin është treguar tashmë se shkaku nuk ka shumë lidhje me marrjen e hormoneve në vetvete, se sa fakti që gruaja e cila e përdor është më pak e prirur t‘i kërkojë partnerit përdorimin e kontraceptivëve, duke u bërë kështu më e ekspozuar ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme, mes të cilave edhe atyre që shkaktohen nga papiloma virus, i cili rrit ndjeshëm rrezikun onkologjik. Po ashtu duket se janë ridimensionuar mbi të gjitha akuzat e ngritura në vitet ‘90 për tumorin e gjirit: "Rritja e rrezikut mund të verifikohet vetëm te gratë me predispozitë gjenetike të veçantë", thonë mjekët. Fakti që në mënyrë periodike publikohen studime të ndryshme me përfundime të kundërta, na bën të mendojmë se mbrojtja duhet të jetë e madhe, të paktën sa të dalin studime që e konfirmojnë plotësisht këtë. Vitet e fundit është parë një rritje e tumorit të mëlçisë te përdorueset, por edhe kësaj herë bëhet fjalë për raste të rralla, ose më mirë sporadike. Duke marrë parasysh gjithë faktorët pozitivë dhe negativë, përfundojnë specialistët, është mirë të konsultohesh gjithmonë me gjinekologun, për të vlerësuar faktorët e rrezikut dhe për të zgjedhur së bashku llojin më të përshtatshëm. Në vende si Britania e Madhe, kontraceptivët për të shmangur shtatzëninë shiten si produkte në supermarket, sepse konsiderohen si shumë të sigurt.
Kontraceptivët oralë, ose "pilulat" antikonceptive, janë tableta që merren nga goja dhe përmbajnë hormone (estrogjen dhe progesteron, në raporte të ndryshme), për të penguar shtatzënitë e padëshiruara.
Kontraceptivët oralë, ose "pilulat" antikonceptive, janë tableta që merren nga goja dhe përmbajnë hormone (estrogjen dhe progesteron, në raporte të ndryshme), për të penguar shtatzënitë e padëshiruara.
Similar topics
» 10 pyetje dhe përgjigje për seksin, që na bëjnë të skuqemi
» Dy çifte homoseksuale bëjnë seks në mes të ditës në Durrës
» Dy çifte homoseksuale bëjnë seks në mes të ditës në Durrës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi