Superforcë në seks janë dijet dhe jo muskujt Jakovarssss</noscript>

Join the forum, it's quick and easy

 Superforcë në seks janë dijet dhe jo muskujt Jakovarssss</noscript>
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Superforcë në seks janë dijet dhe jo muskujt

Shko poshtë

 Superforcë në seks janë dijet dhe jo muskujt Empty Superforcë në seks janë dijet dhe jo muskujt

Mesazh nga AstronauT Fri Oct 15, 2010 3:05 pm

 Superforcë në seks janë dijet dhe jo muskujt Superforce_ne_seks_jane_dijet_

Shumë
nga vështirësitë dhe problemet e jetës sonë seksuale mund të evitohen,
po qe se gjatë marrëdhënies seksuale zbatoni tre rregulla të thjeshta,
të cilat ekspertët i kanë quajtur të arta.

1- Damat “kalojnë përpara”

Kjo
do të thotë që gjatë marrëdhënies seksuale duhet të synoni që gruaja të
arrijë e para në orgazmë. Për ta realizuar këtë duhet të provoni çdo
lloj eksitimi që dëshiron gruaja. Klitori i saj duhet të eksitohet me
çdo mënyrë të mundshme. Qëllimi duhet të jetë i qartë - ajo të arrijë e
para në orgazmë. Kjo nuk duhet kuptuar sikur burri po tregohet
“kavalier” (sikur hap derën që të kalojë gruaja përpara). Jo, kjo duhet
kuptuar prej të dyve si domosdoshmëri fiziologjike. Këtë e kanë ndjerë
të gjitha gratë, këtë e dinë mirë të gjithë burrat dhe këtë e thonë të
gjithë seksologët. Pas orgazmës dhe ejakulacionit trupi i burrit kërkon
një periudhë kohore të caktuar për t’u rikuperuar, përpara se të
përsëritë një performancë të re. Kështu është fiziologjia seksuale
mashkullore. Gjatë kësaj periudhe kohore që quhet periudha refraktare,
burri nuk i përgjigjet asnjë ngacmimi seksual. Koha sa zgjat kjo është
individuale dhe varet nga mosha, gjendja shëndetësore, zakonet që ka
formuar burri, nga shkathtësitë seksuale të partneres dhe nga koha që
çifti nuk ka kryer marrëdhënie seksuale. Ka burra që pas një
ejakulacioni u duhet një ose disa ditë që të kenë një ereksion të ri.
Gratë nuk kanë nevojë për këtë kohë rikuperimi. Ato janë
multiorgasmike. Kjo do të thotë se shumë prej tyre mund të arrijnë
orgazma të përsëritura pa patur nevojë të bëjnë pushim. Burrat, siç
dihet, jo rrallë kanë probleme me ereksionin gjatë marrëdhënies
seksuale. Shumica e këtyre problemeve janë psikologjike. Por kur një
djalë ose një burrë ka provuar probleme erektile gjatë bërjes dashuri
më parë, ai bëhet obsesiv, dëshpërohet, merakoset dhe është në ankth
për mënyrën se si do ta luajë rolin e dashnorit sot. Ky ankth shpesh
shoqëron gjithë marrëdhënien dhe sa më shumë djali dëshiron të ketë një
ereksion, aq më shumë ereksioni bëhet i pamundur. Në këto kushte të
dëshpëruara për të, e vetmja gjë që mund të ndihmojë për të rritur
vetëbesimin është momenti kur ai do të shikojë partneren e tij duke
arritur kënaqësinë seksuale. Kur gruaja arrin e para në orgazmë, kjo
është një mrekulli, që bën të largohet 90 përqind e frikës që ndjejnë
burrat për suksesin e performancës seksuale.


2- Gruaja vendos kur është koha

Gruaja
duhet të përcaktojë kohën kur duhet të kryhet penetrimi. Nuk ka rëndësi
pozicioni. Në çdo pozicion që ata janë kur bëjnë dashuri, sinjalin për
“penetrim” duhet ta japë gruaja. Provoni të pyesni një burrë: si e
kupton ai që partnerja është gati për marrëdhënie? Ata nuk dinë se
thumbat e gjinjve të gruas erektohen edhe nga të ftohtit pa ndjerë
kurrfarë eksitimi seksual, madje ka edhe gra që thumbat e gjinjve të
tyre nuk erektohen kurrë. Nga të gjitha sa thamë kuptohet se e vetmja
që e di me siguri kohën kur është gati dhe kur duhet kryer penetrimi,
është vetë gruaja.


3- Gruaja duhet të drejtojë

Gruaja
duhet të ketë nën kontroll shpejtësinë me të cilën gjërat procedojnë
drejt kënaqësisë seksuale. Kur burri e lejon gruan që ajo ta drejtojë,
ai ka zgjedhur mënyrën më të sigurt për të kuptuar çfarë ndodh. Këto
rregulla janë të thjeshta por shumë çifte nuk i dinë dhe nuk i
zbatojnë. Disa burra edhe kur i dinë këto rregulla nuk i zbatojnë sepse
i pengon krenaria mashkullore. Ata nuk e lënë drejtimin e lojës
seksuale në dorë të atyre që e lozin më mirë. Kjo bën që marrëdhënia
seksuale të mos jetë e kënaqshme, veçanërisht, për gruan dhe kjo bëhet
shkak që jeta të humbasë shumë nga kualiteti i saj. Burrat, duhet të
kuptojnë atë që e kanë shumë vështirë ta pranojnë: Seksualisht janë më
të dobët se gratë. Superforcë në seks janë dijet dhe jo muskujt.


Atmosfera e dashurisë

Atmosfera
e një dashurie të fshehur është si thirrja e sirenave për Odisenë. I
lëmë të thërrasin për t’i dëgjuar, dhe pastaj t’i shijojmë. Dashuria e
ndaluar (tradhtia), të tërheq kaq shumë saqë të ndryshon dhe
këndvështrimin e botës, dhe është shumë tërheqëse, sepse është një
sfidë e përditshme me fantazi nga më të ndryshmet, që kjo dashuri të
mbetet sa më e fshehtë. Nuk duhen bërë takime të fshehura, puthje të
rastit, histori dashurie të ndaluara sepse kanë gjithmonë një çmim dhe
të shtrenjtë. Po si mund të thuash jo? Ajo vjen pa pritur, në formë dhe
mënyra nga më rrëqethëset. Në fund të fundit është e rëndësishme të
dini ta njihni dhe t’i bëni vend pranë. Ka një sekret të vogël që të
dish ta përdorësh këtë “ngarkesë erotike” që është brenda jush:
“Lasciarsi andare”, lëshojeni vetveten si një makinë pa frena tek
personi që ju ka krijuar këtë ngarkesë, sepse është e kënaqshme, e
domosdoshme dhe ju lehtëson dhe jetoni më mirë psikologjikisht.

Partneri ideal

Gjithçka
është e shkruar në yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalët
e tyre shpesh janë “tepër të pabindshme” për dikë, i cili nuk beson tek
fati, nuk beson në Zot, nuk beson në fenomene hyjnore, apo të
pashpjegueshme. Njeriu është qenia me e “pabindur”, që duke u
mbështetur në kapacitetin e tij të të konceptuarit të gjërave, dyshon
në çdo gjë që thuhet apo shkruhet. Ndonjëherë themi “Përse duhet të
besoj në teori të tilla, përse duhet të mendoj se për mua qenka e
shkruar që do të lidhem me dikë dhe që ai/ajo plotëson boshllëkun tim?”
Pyetje kjo që e gjen përgjigjen në gjithsecilin prej jush. Jam e
lumtur, mund të thotë dikush, kam gjetur personin ideal për mua, kam
gjetur zemrën apo shpirtin tim, jam pranë partnerit të jetës. Po nëse
është kjo gjë e vërtetë, nëse vërtet ke gjetur shpirtin tënd binjak,
atëherë përse gjithë ai dyshim në zemrën e tuaj? Në momentin e
përputhjes me partnerin e duhur çdo ndjenjë e tillë zhduket.

Aktivë seksualisht

Kur
jeni të përgatitur keni më shumë mundësi për të zgjedhur, më shumë liri
dhe kënaqësi. Në qoftë se dëshironi të jeni aktivë nga ana seksuale,
marrëdhëniet seksuale duhet t’i shihni si kënaqësi, por njëkohësisht
atyre duhet t’u kushtoni vëmendje serioze. Nëse doni që të shmangni
shtatzëninë dhe infeksionet që transmetohen
në rrugë seksuale, duhet
të përdorni metodat mbrojtëse kontraceptive. Mund të jeni në dijeni të
një liste mjetesh kontraceptive që mund t’i përdorni për të shmangur
shtatzëninë. Disa prej tyre sigurojnë mbrojtje edhe nga infeksionet që
transmetohen në rrugë seksuale. Nëse keni pyetje, shqetësime ose
vështirësi rreth mjeteve kontraceptive, konsultohuni me specialistë në
Shoqatën e Planifikimit Familjar ose me mjekun. Mjete kontraceptive për
femrat janë ato që merren nga goja, si: pilula ose tableta që përmbajnë
hormone të cilat e ndalojnë procesin e lëshimit të vezëve nga vezoret
çdo muaj./t.o/
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi