Genta mohon duetin me motrën e saj.
Faqja 1 e 1
Genta mohon duetin me motrën e saj.
Prishtinë, 21 shtator - Këngëtarja kosovare Genta Ismajli ka mohur duetin e përfolur me motrën e saj, Manin."Të them të drejtën unë nuk e di se kush e ka shpikur këtë duetin me motrën time, Manin. Ajo ka marrë pjesë në klipin tim "Shkune tune" dhe ndoshta kjo ka qenë arsye që njerëzit të shkruajnë dhe të komentojnë për të. Ajo nuk është duke u angazhuar rreth muzikës, madje nuk e ka në plan të hyjë në botën e muzikës", ka theksuar Genta gjatë një interviste për mediat kosovare.
Genta ka treguar se Mani është duke studiuar ne aktrim dhe sipas saj ajo ka një talent dhe të ardhme të veçantë në botën e filmit."Është një aktore shumë e mirë. Për aktrim po, e sa i përket muzikës nuk e di. Ajo tani ka mbaruar edhe shkollën e mesme dhe është duke vazhduar për aktrim në Amerikë, kështu që patjetër do të vazhdojë me profesionin e saj, dhe nëse do t´i hyj rrugës së këngëtarës, do të ma kalonte edhe mua. Ajo ka talent për çdo gjë", ka shtuar për fund Genta.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi