Shpija e Kosoves – E shtunja ka lezet (Nata e tretë)
Shpija e Kosoves – E shtunja ka lezet (Nata e tretë)
E shtunja e tretë në Shpija e Kosoves ishte briliante mund të thuhet. Mysafirët ose më mire kojshit e kësaj javë që japin mendimin e tyre për qdo gjë qëndodh në Shpija e Kosoves ishin Shuki dhe aktorja e njohur Ilire Vinca. Në fillim filluam me nje permbledhje javore ku vërehej një aktivizim dhe një lojë më premtuese nga banorët e shpis, po ashtu gjatë kësaj jave u largua një banorë ku më posht mund ti lexoni arsyet po ashtu pas pak orësh hyri një banorë i ri. Gjatë javës Shpin e vizituan shumë njerez të njohur një ndër ta ishte Labi i cili me emisionin e tij “Një kafe me Labin” ka arritur një sukses të madh, pra kjo javë mund të thuhet se ka qen një javë e mirë. Një nder befasit ishte largimi i Festim Ramadanit ai u largua sepse sipas zotit të Shpis kishte thyer rregullat bazë por kishte edhe arsye shëndetsore. Me largimin e Festim Ramadanit hyri një banor i ri aj është Fadil Dini 39 vjeqar nga Prishtina.
Të shpëtuarit e kësaj jave
Nga largimi shpëtuan Erlinda , Saranda, Ekremi, Musa, Ziko, Arbeni dhe Meti.
Prova e Javës
Detyra javës për banorët ishte vendosja e dollapëve, i zoti i shpis këtë prove e shpalli të kaluar me sukses , por vendosi që shpërblimin të mos ta tregoj për sonte.
Saranda
Zoti i shpis kishte përgatitur një befasi për Saranden. Sarandes i tha që të shkonte në Shpajz sepse nuk deshironte qe te shihte videon qe e kishin përgatitur per jeten e saj.
Saranda para pak kohesh ka kuptuar se nëna e saj nuk është nena e saj biologjikisht por si njerka ku në atë video shihen momente emocionuese që të bëjn të qajnë. Po ashtu Sasa kishte edhe një problem tjetër shendestor kishte disa vija në trup që i sillnin probleme, por stafi i Tring TV i ka mundësuar ndërhyrje kirurgjike në Itali që të shërohej nga semundja.
I pa disiplinuari
I pa disiplinuari i javës siq mund ta dini të gjith është Meti, zoti i shpis e dënoj që edhe për këtë javë të laj enët por edhe banjon gjithashtu një her në ditë.
Nominimet
Nominimet “ftyrë n’ftyrë” kështu u nominuan banorët e Shpis së Kosovës. Të nominuarit për këtë javë janë :
Fadili
Saranda
Suzana
Ziko
Ekremi
Arbeni
Votimi ka filluar që sonte.
Kurse nga kandidimi për këtë javë shpëtuan :
Arjeta
Musa
Meti
Albulena
Erlinda
Jehona
Arjeta
Zoti i shpis kishte përgatitur një befasi për Arjeten, Arjetes i tha që të shkonte në shpajz dhe kur hyri aty e pa motrën e vet të cilen thoshte që e donte shumë.Motra e Arjetes ja kumtoi lajmin se ishte shtatzën , ku zoti i shpis ja dha një detyr Arjetes që të mendonte nga një emer djal dhe vajz që kur të lindte tja linin emrin ashtu.
Pra vizitorë të nderuar të webfaqes tone www.ShpijaeKosoves.NET ju faleminderit që qëndroni dhe informoheni për më të rejat nga Shpija e Kosoves vetem ne webfaqen tone, dhe për fund do dëshironim një koment nga ju se si ka shkuar nata e sontme.
Similar topics
» Permbledhje nga Nata e katert “Shpija e Kosoves
» Skillzat ne Shpija e Kosoves
» Nominimet ne Shpija e Kosoves
» Përjashtohet Meti Nga Shpija e Kosoves
» Befasia per Erlinden – Shpija e Kosoves
» Skillzat ne Shpija e Kosoves
» Nominimet ne Shpija e Kosoves
» Përjashtohet Meti Nga Shpija e Kosoves
» Befasia per Erlinden – Shpija e Kosoves
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi