27 vleresime per Windows 7 Jakovarssss</noscript>

Join the forum, it's quick and easy

27 vleresime per Windows 7 Jakovarssss</noscript>
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

27 vleresime per Windows 7

Shko poshtë

27 vleresime per Windows 7 Empty 27 vleresime per Windows 7

Mesazh nga AstronauT Sat Dec 05, 2009 3:11 pm

Duhet thjesht të dini se Windows 7 është më i qëndrueshëm, më i bukur dhe më praktik se çdo sistem operativ dalë nga laboratorët e Microsoft, dhe nëse përdorni kompjuter, do jetë sistemi i së nesërmes.

Për Windows 7 mund të flitet gjerë e gjatë. Por për të mos ju mërzitur më poshtë është një përmbledhje se çfarë kanë thënë vlerësues të ndryshëm për të.

Vlerësimet:

CNET
“Windows 7 paraqet një platformë që mund të konkurrojë në fushë të barabartë me MAC OS X, ndërsa siguron botën se Microsoft ende mundet të nxjerrë një sistem operativ të fortë dhe të përdorshëm.”

PCWorld
“…versioni final që kam testuar duket si trashëgimtari i vlefshëm i Windows XP që Vista s’mundi të ishte.”

NYTimes
“Makthi trevjeçar i Windows Vista mori fund.”

IT Pro
“Windows 7…është kompetent dhe funksional në sajë të përmirësimeve të brendshme dhe ndërfaqja e përdoruesit është tërheqëse dhe e mirë për produktivitetin.”

bit-tech
“Në kërkim të një mënyre më të mirë për ta përshkruar, themi se Microsoft-i ka sistemuar në thelb Vistan dhe rezultati “i diskutueshëm” është sistemi operativ më i mirë i Microsoft deri më sot.”

Guardian
“Windows 7 është thjesht versioni më i mirë i Windows që mund të merrni.”

Slate
“Vërtet, Windows-i i ri nuk është vetëm sistemi më i mirë operativ që ka prodhuar Microsoft-i. Është më i shpejtë, më intuitiv, dhe me më shumë vlerë në tregun e kompjuterëve të tryezës.”

Maximum PC
“…Windows 7 është pa dyshim versioni më i mirë i Windows që Microsoft ka publikuar në historinë e tij, dhe pasuesi i vërtetë i Windows XP.”

Tech Radar
“Asnjë version i Windows nuk është i përsosur, por Windows 7 është vërtetë Windows-i më i mirë deri tani.”

PC Mag
“Është pa dyshim sistemi më i mirë operativ që kemi parë nga Microsoft.”

Wall Street Journal
“Besoj se është versioni më i mirë i Windows që ka prodhuar Microsoft-i.”

ElectricPig
“Me Windows 7, Microsoft do që ne të besojmë se ata kanë rivendosur sistemin e tyre operativ në shina, dhe për pjesën më të madhe, besojmë se e kanë bërë.”

Engadget
“Atje ku Vista ngjante si rrëmujë e pandreqshme, Windows 7 ka mbyllur vrimat dhe duket si një mekanizëm i fortë dhe i unifikuar.”

Telegraph
“Windows 7 është sistemi operativ që duhet të kishte qenë Vista…”

Hexus
“Ky është sistemi operativ që duhet të kishte qenë Windows Vista.”

Digital Trends
“…Microsoft është kthyer për të pastruar emrin me Windows 7, i njohur edhe si “ai që duhet të kishte qenë Vista.”

AP
“Windows 7 është i shkëlqyer, sistem operativ shumë i përmirësuar që ka fshirë përshtypjet e këqija që ka lënë përpjekja e tij pararendëse, Vista.”

V3
“…Windows 7 është pasues i vlefshëm i Windows XP…”

Federal Computer Week
” Windows 7 s’ka asgjë të keqe – dhe ne gjithnjë kemi menduar se Vista ishte sistem operativ më i mirë se reputacioni i keq që e shoqëroi – nëse ai ka sjellë një sistem operativ më të mirë, është i mirëpritur.”

PC Pro UK
“Na pëlqen shumë Windows 7 – aq shumë sa zhgënjimi i lënë nga Windows Vista është bërë kujtim i largët…”

Technodorm
“Nëse i keni paratë për t’i harxhuar, s’ka arsye përse të mos e merrni.”

Laptop Mag
“Nëse Vista na la disi të zhgënjyer me Windows-in, ju sugjerojmë të përdorni Windows 7.”

Cult of Mac
“Duhet të laj sytë me zbardhues.”

The Inquirer
“Windows 7 është po aq i bukur sa gjërat e Apple, po aq i lehtë për t’u përdorur, dhe nuk të trajton si të trashë.”

Computer World
“…më në fund erdhi koha për një sistem më të mirë.”

TechWorld
“Windows 7 ngjason si një anti-Vista…”

Gizmodo
“…nëse vini nga Windows XP, Windows 7 do ju duket si zbulim i madh nga e ardhmja. Nëse vini nga Vista, pa dyshim do të thoni “Hej, ky është shumë më mirë!” herën e parë që do prekni Aero Peek. Nëse vini nga një Mac, do bëni – hahahahaha. Por seriozisht, edhe përdorusit e Mac do e ulin pak hundën, qoftë edhe pak fare.” (Krokodili | Lajme ditore mbi teknologjinë)
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi