Një make-up për ngjyrën e syve të mi Jakovarssss</noscript>

Join the forum, it's quick and easy

Një make-up për ngjyrën e syve të mi Jakovarssss</noscript>
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një make-up për ngjyrën e syve të mi

Shko poshtë

Një make-up për ngjyrën e syve të mi Empty Një make-up për ngjyrën e syve të mi

Mesazh nga AstronauT Thu Dec 03, 2009 2:54 pm

Nuancat e pranverës janë plot
ngjyra: rozë, violë, rosa, viola, . Por edhe e gjelbër, e kaltër, e
verdhë dhe portokalli. Por tonet asnjëherë nuk duhen zgjedhur
rastësisht. Kërko nuancën që e bën më të thellë ngjyrën e syve të tu.

Portokalli për sytë blu

Rozë, korale, portokalli dhe kafe e pjekur. Janë të gjitha ngjyrat që i
gjallërojnë më shumë sytë blu. Përmbajnë pigmente të ngrohta, që për
kontrast e bëjnë më të thellë ngjyrën e syve. Kombinimi do të ishte
perfekt nëse keni flokë biondë si Gwyneth Paltrow. Por këto ngjyra u
shkojnë edhe flokëgështenjave. Kurse flokëkuqet, për të ruajtur
ekuilibrin mes ngjyrës së flokëve dhe të syve, rrinë shumë mirë tek
tonet e gjelbra pastel dhe gurkali.

Për të mos e ngarkuar shumë shikimin shmangni përzierjen e më shumë se
dy hijezuesve. Shpërndajeni nuancën më të errët në rrëzë të qerpikëve
për ta bërë vështrimin më të thellë dhe vazhdoni më tonin më të çelët
në pjesën e harkuar për t’i bërë sytë më të mëdhenj. Mos harroni një
detaj: tonalitetet më të errëta të çdo ngjyre u shkojnë femrave më të
pjekura, kurse tonet pastel atyre më të reja. Edhe nëse sytë blu janë
shumë të ndjeshëm, ekspertët thonë se mund të përdorni çdo lloj
hijezuesi, mjafton që produktet të jenë të testuara.

Bezhë për sytë e gjelbër

Nëse jeni bionde si Kate Winslet, lërini qepallat natyrale, për të
nxjerrë edhe më në pah të gjelbrën e syve. Nëse ngjyra nuk është shumë
e qartë, preferoni blunë ose të kaltrën pastel, për të shmangur efektin
zbehës. Për ato që kanë flokë gështenjë dhe sy të gjelbër, janë mirë
tek ngjyrat kafe, kurse për flokët e kuqe tonet e përshtatshme janë ato
gështenjë.

Për të zgjatur sa më shumë qëndrimin e pluhurave mbi qepalla, mos
përdorni krem hidratant, por fondëtintë, sepse krijon nja bazë
fiksuese. Për të mos i skuqur sytë gjatë heqjes së makijazhit, me një
tampon pambuku të zhytur në sulucion pastrues për sytë, hiqni me kujdes
pluhurat, por pa i fërkuar sytë. Shpëlajini më ujë të ftohtë.

Bronz për sytë gështenjë

Kafja është universale, u shkon të gjithave. Në rastin e flokëve dhe
syve të zinj, si Penélope Cruz, duhet një nuancë e ngrohtë, kafe ose
bronz, për t’u kombinuar edhe me një pluhur tjetër në ngjyrë perle ose
vanilje. Një alternativë tjetër? E gjelbër pylli. Sa për flokët e kuq,
synoni ngjyrat e ftohta si plumbi dhe më pas ekuilibroni ngjyrën e
flokëve me atë të syve duke përdorur një ton ngjyrë rëre ose bezhë të
qartë.
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi