Bukuri në majë të thonjve Jakovarssss</noscript>

Join the forum, it's quick and easy

Bukuri në majë të thonjve Jakovarssss</noscript>
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bukuri në majë të thonjve

Shko poshtë

Bukuri në majë të thonjve Empty Bukuri në majë të thonjve

Mesazh nga AstronauT Thu Dec 03, 2009 2:49 pm

Bukuri në majë të thonjve

Një miniguidë për të zgjedhur si duhet ngjyrën e manikyrit që i bën më të bukura duart dhe këmbët
Nëse thonjtë janë të kuruar me pamje të shndritshme dhe të shëndetshme,
sigurisht që përbëjnë një pikë force dhe bukurie në trupi1n e një
gruaje. Produktet e sotme mund t’ju vijnë në ndihmë për zgjidhur
problemet e vogla të thonjve, sidomos të atyre të brishtëve që tentojnë
të thuhen. Në manikyr gjendjen substanca që forcojnë strukturën
delikate të thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetalë.
Prandaj thonjtë, përveçse duken të bukur estetikisht, duke u lyer me
manikyr mbrohen edhe nga agjentët e jashtëm.


Cila është ngjyra e duhur e manikyrit për duart dhe këmbët e thua, gjithmonë duke u nisur nga forma?

Manikyr i kuq i ndezur:
kjo ngjyrë këshillohet për gishta të shkurtër. Të lyer me këtë ngjyrë
duken më të gjatë, sidomos nëse mëson edhe të bëni disa truke siç është
shtyrja e kutikulave drejt bazës së thoit dhe këta të fundit të mos
priten shumë shkurt.

Manikyr rozë dhe perlë:
i rekomanduar për gishtat e gjatë, këto ngjyra i japin një dimension
tjetër formës së thonjve. Nxjerr në pah gjatësinë, që nuk duhet të jetë
shumë e tepruar. Para se të vendosësh shtresën e manikyrit, duke qenë
se ngjyrat e çelura i nxjerrin më në pah papërsosmëritë, vendos
fillimisht mbi thonj një manikyr mbrojtës transparent.

Manikyr i purpurt dhe vishnje:
janë tonet e përshtatshme për gishtat e shkurtër të këmbëve. Në këtë
rast këto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa të gjatë, sepse ngjyrat e
ndezura i nxjerrin edhe më pah.

Manikyr violë:
nëse ke një këmbë të gjerë, bëje që të duket më e zgjatur duke i limuar
thonjtë në mënyrë ovale paksa të zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin në
ngjyrë violë në pjesën qendrore të thoit.

Edhe ngjyra natyrale e lëkurës është shumë e rëndësishme në zgjedhjen e
tonalitetit të duhur të manikyrit. Specialistët e kësaj fushe, para se
të aplikojnë manikyrin, i referohen ngjyrës së lëkurës në pjesën e
brendshme të pulsit. Nëse lëkura në këtë zonë anon nga e kaltra,
zgjedhja duhet të mbështetet në tonet e ftohta, ndërsa tek ngjyrat e
ullinjta të lëkurës shkojnë më shumë tonet më të forta. Lëkura e
bronzuar kombinohet me ngjyra solare si portokalli, e kuqe dhe reflekse
sedefi. Ki parasysh që portokallia tenton të lërë një aureolë jo të
këndshme në pamje të parë, prandaj më parë apliko manikyrin transparent
mbi thonj.

Ke thonj të njollosur nga duhani apo nga aplikimet e herëpashershme të
manikyrit? Një truk shtëpiak të vjen menjëherë në ndihmë. Futi gishtat
në lëng limoni për dhjetë minuta. Ose vendosi në tretësirë kripe të
trashë. Kjo metodë është e përdorshme edhe në shfryrjen e duarve.

Kujto që herë pas here t’i lësh thonjtë të marrin frymë, edhe pse
manikyri krijon një barrierë mbrojtëse nga agjentët e jashtëm. Gjatë
kësaj periudhe ushqeji thonj me vaj ulliri.
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi