Depilimi në stinën e verës
Faqja 1 e 1
Depilimi në stinën e verës
Depilimi në stinën e verës
Stina e verës tashmë lajmëron fillimin e minifundeve, bluzave të hapura
dhe sidomos plazhit. Një lëkurë femërore e pastër, e lëmuar dhe pa
qime? Nuk është një luks, por një domosdoshmëri. Si të depilohemi?
Gjithçka varet nga zonat për të cilat jeni të interesuara që të
depiloni. Në qoftë se do të depiloheni në shtëpi mund të përdorni
kremin depilator ose depilatorin elektrik. Një metodë shumë e mirë për
pjesët e vogla është elektroagulacioni.
Mënyrat e depilimit
Kremi prej dylli
Dylli është një mënyrë e shpejtë që ka efekt të gjatë dhe e aplikueshme
sidomos për pjesë të trupit jo shumë delikate si këmbët dhe mustaqet.
Në përgjithësi është me bazë mjalti. Vendoset kremi i dyllit në zonën
që do të depilohet, pastaj në kontakt me dyllin vendosen ngjitëse që më
pas hiqen me një tërheqje të vetme. Është tërheqja e fortë ajo që mund
të shkaktojë dhe një farë dëmtimi të lehtë të lëkurës. Ndonjëherë
mendohet se është ngjyra e dyllit ajo që shkakton një plasaritje dhe
fryrje të kapilarëve. Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse është
tërheqja ajo që shkakton fryrjen dhe plasaritjen e kapilarëve. Ja pse
është më mirë që depilimi me dyll të bëhet në një institut bukurie.
Estetistja ka më shumë praktikë, është e shpejtë dhe përdor më pak
tërheqje për të përfunduar depilimin dhe sa më pak tërheqje të bëhen aq
më mirë është.
Kremi depilator
Është një metodë e lehtë, e shpejtë dhe me kohëzgjatje më të vogël se
sa dylli. Produkti mund të shfaqë alergji në lëkurë prandaj është më
mirë që më parë të bëhet një test i vogël. Në të shumtën e rasteve
depilimi është i nevojshëm që të përsëritet pas një jave. Duke tërhequr
qimet tani në verë mund të zbehet dhe ngjyra që merr trupi duke u
ngjitur në ngjitëse. E njëjta gjë ndodh dhe me dyllin. Bashkë me qimet
ai heq dhe një pjesë të ngjyrës së lëkurës, por depilimi me dyll është
më i preferueshëm sepse përsëritet vetëm pas një muaji.
Elektroagulacioni
Bëhet fjalë për zhdukjen e qimeve nëpërmjet rrymës elektrike të futur
nëpërmjet një ageje në brendësi të rrënjës për të shkrirë qimen. Një
teknologji e saktë, e sigurtë dhe pa dhimbje që mund të jetë dhe
definitive. Kjo nuk mund të thuhet me saktësi sepse në rritjen e qimeve
influencojnë dhe faktorë që nuk mund të kontrollohen nga prodhimet
farmaceutike. Në çdo rast është një metodë e mirë sidomos në qoftë se
do të depilohen zona të vogla. Sot teknika është shumë e sofistikuar.
Shkarkimi i rrymës elekrtike mund të ndryshohet në bazë të lëkurës dhe
të qimes së përsonit. Pas dy apo tre seancash shikohet një përmirësim
shumë i madh i zhdukjes së qimeve ndërsa pas pesë seancash një
shkatërrim i plotë i tyre.
Lazer
Mbi këtë metodë nuk mund të thuhet gjithçka me vendosmëri. Është një
teknikë e kohëve të fundit ndaj dhe mund të lërë pezull shumë dyshime.
Vetë fakti që rrezet lazer janë aq të përfolura le vend për dyshime. Ka
raste kur qimet kanë filluar të rriten përsëri. Nuk dihet akoma me
siguri se si funksionon dhe pse shumë njerëz e shikojnë si një zgjidhje
për të mos patur më qime.
Krem që rrallon rritjen
Përpara elektrokoagulacionit mund të përdoret një krem që rrallon
rritjen e qimeve. Kjo do të thjeshtonte trajtimin. I njëjti krem mund
të përdoret dhe pas dyllit, kremit depilator apo dhe briskut. Duhet të
kujdesesh para dhe pas depilimit.
Felikoliti
Felikoliti në të vërtetë është një qime që rritet brenda në mish, e
cila është sulmuar nga bakterie në brendësi të rrënjës. Janë infeksione
të shkaktuara kryesisht nga mungesa e higjenës ose përdorimi i
aksesorëve si piskatorja apo ngjitëset e përdorura për të hequr dyllin.
Në qoftë se keni felikolit, nuk mund të depiloheni në të njëjtën zonë.
Duhet ta mbani atë pjesë të lëkurës të pastër dhe ta dizinfektoni herë
pas here. Më mirë se sa t’i kurosh felikolitet është mirë që t’i
evitosh ato. Kjo bëhet duke mbajtur një higjenë të mirë para dhe pas
depilimit.
Para depilimit duhet:
Të bëni një larje të lëkurës për të hequr papastërtitë e vogla dhe për
t’u siguruar që të gjitha qimet janë të ngritura për të mos rrezikuar
futjen e tyre në mish.
Më pas lyeni pjesën që do të depiloni me një solucion kundër tharjes së
lëkurës duke e freskuar më pas me një solucion menteje që e pastron
thellësisht atë.
Pas depilimit duhet:
Të heqësh të gjitha mbetjet që mund të ketë lënë depilatori si dylli,
brisku apo mjete të tjera me një copë të njomur me vaj ose dhe me vaj
esencial kamomili.
Të përdorësh kremëra apo vajra që të zbusin pjesën e sipërme të lëkurës e cila është acaruar gjatë depilimit.
Lëkura nuk duhet të parfumohet kurrë menjëherë pas depilimit.
Këto rregulla vlejnë për çdo tip lëkure dhe qimeje dhe duhet të ndiqen
si në shtëpi ashtu dhe në institutet e bukurisë. Bëni kujdes! Pas
depilimit mund të shfaqen shumë pika të vogla të kuqe në lëkurë. Në
qoftë se nuk zhduken duhet të drejtoheni tek dermatologu, sepse mund të
jenë treguese të mungesës së vitaminës A.

Re: Depilimi në stinën e verës
Kujdesi për këmbët
Përsa i përket veshjes së këmbëve nuk janë shumë të këshillueshme
çizmet, megjithëse kanë shumë vite që dominojnë në pasarelat e të
gjithë stilistëve më të njohur të botës. Veçanërisht për ato femra që
rrezikojnë të kenë variçe. Pavarësisht nga të gjithë faktorët, dëmin
kryesor e shkaktojnë takat e larta. Megjithëse kanë shumë feminilitet,
ato shkaktojnë dhe shumë deformime të këmbëve dhe të shtyllës
kurrizore. Taka ideale është ajo 3-4 centimetra.
1- Pushimi duhet të jetë një moto
Nuk duhet të qëndroni në një vend për një kohë të gjatë, por duhet të
ecni shumë shpesh. Kur jeni të ulur, brenda mundësive duhet t’i mbani
këmbët pak më lart se niveli i vendit ku jeni ulur. Në rastet kur
shtriheni për të fjetur, këmbët duhet të rrin në një nivel pak më të
lartë se ai i shtratit. Duhet të bëni periudha pushimi gjatë ditës.
2- Gjimnastika dhe banjoja
Të shtrirë duhet të bëni lëvizje të lehta të këmbëve duke i shtrirë ato
më lart se vendi në të cilin ndodheni, gjithashtu duhet të bëni një
banjë prej 15-30 minutash, gjatë së cilës të rrini në ujë me
temperaturë nga 36- 37 gradë. Nëse nuk është e mundur një banjë,
atëherë është e këshillueshme të mbani këmbët në ujë të ngrohtë në po
të njëjtat temperatura.
3- Klima
Duhet të evitoni temperaturat e larta si dhe vendet me lagështirë.
Vendet malore janë më të këshillueshme, por nëse ju zgjidhni detin
atëherë janë të këshillueshme banjot e gjata dhe shëtitjet në breg të
detit me ujin gjer te gjunjtë. Mundohuni të ekspozoni sa më pak këmbët
në diell dhe mbajtjen e tyre sa më të shkurtër në rërë. Në shtëpi
mundohuni të mbani temperatura mes 19-20 gradëve.
4- Veshjet
Mundohuni të evitoni veshjet shumë të ngushta, të nxehta dhe elastike.
Kini kujdes nga këpucët shumë të ngushta, shumë të larta apo shumë të
ulëta. Mundohuni t’i gjeni sa më të rehatshme.
5- Sporti
Nuk këshillohen sportet me lëvizje të vështira dhe të lodhshme. Më
saktë i thuhet jo: tenisit, skive, shpatës, golfit, futbollit apo dhe
sporteve të tjera me top, kërcime dhe vrapimeve të shpejta. Po, vetëm
për notin dhe marshimet e lehta në ajër të pastër.
6- Higjiena
Mundohuni të mbani të pastër lëkurën e pulpave dhe të shputës së këmbës
duke i larë ato me sapun dhe duke i trajtuar me kremëra sa më ushqyes
për këmbët. Nëse është e këshilluar nga mjeku, mund të përdorni dhe
çorape elastike.
7- Ushqimi
Kini kujdes me dietat që përdorni, mundohuni të hani sa më shumë
ushqime dhe fibra. Mundohuni të hani sa më shumë ushqime të lehta për
t’u tretur pa vështirësi. Mundohuni të evitoni ushqimet pikante, hani
sa më shumë fruta dhe perime dhe pini ujë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi