Trajtimet bimore sipas tipit te flokut Jakovarssss</noscript>

Join the forum, it's quick and easy

Trajtimet bimore sipas tipit te flokut Jakovarssss</noscript>
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trajtimet bimore sipas tipit te flokut

Shko poshtë

Trajtimet bimore sipas tipit te flokut Empty Trajtimet bimore sipas tipit te flokut

Mesazh nga AstronauT Thu Dec 03, 2009 2:42 pm

Shkaktaret qe nderpresin rritjen e flokut. Testosteroni, armiku kryesor per renien e flokeve

Nje njeri i shendetshem ka nga 100 mije deri ne 130 mije qime flokesh.
Floku i njeriut zgjatet me rreth dy milimetra ne jave. Ushqimi i keq
dhe semundjet e nderpresin procesin e rritjes se flokeve. eshte
thelbesore mbajtja e higjienes per flokun. Me kete duhet te kuptohet
zgjedhja e shampos se pershtatshme per tipin e flokut. Nuk eshte e
keshillueshme nderrimi i shpeshte i llojit e shampos. Nese floket i
lyeni, boja duhet aplikuar se pari ne nje tufe te vogel flokesh per
shmangien e efekteve anesore. Rreth 70 per qind e meshkujve ne bote,
sipas studimeve, vuajne nga renia e flokeve. Sipas specialisteve,
pervec trashegimise, fajin per kete e ka edhe hormoni testosterone, i
cili eshte armiku numer nje per renien e flokeve.
Renia e flokeve
Floket rriten per dy deri tre vjet perpara se te bien. Renia e flokeve
te vjeter eshte krejt natyrale. Nga pori prej te cilit ra floku i
vjeter, zakonisht pas nje fare kohe del nje qime e re floku. Ne nje
dite njerezve mund t?u bien 150 qime flokesh. Ka shkaqe te ndryshme qe
shkaktojne renien e flokeve, si ndonje semundje infektuese, perdorimi i
nje ilaci te caktuar etj. Kur renia e flokeve nuk eshte gjenetike ose e
lidhur me semundje, parandalimi i ketij fenomeni eshte i mundur duke
ndjekur disa keshilla. Fenomeni fillon ne moshen ne mes 20 deri 30
vjeceve. Floket behen me te dobet, bien ne menyre masive dhe nuk dalin
me te rinj. Renia e flokeve mund te shkaktohet edhe nga trashegimia
gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me nje enzime te
caktuar dhe shnderrohet ne nje dihidrotestosteron, apo sic emerohet
ndryshe DHT. Kjo futet nepermjet gjakut qe riqarkullon ne rrenjet e
flokeve dhe ngujohet aty. DHT jo vetem pengon rritjen e flokeve, por
edhe ndalon daljen e flokeve te rinj. Me kalimin e kohes poret mbyllen
krejt. Rreth 20 per qind e femrave ne bote vuajne nga renia e flokeve.
Zakonisht nje femer mund te humbase floke vetem nese kalon stres,
perdor boje te keqe, nuk i ushqen floket ose dhe nese perdor lende
narkotike te ndryshme. Kurse 30 vjec eshte mosha mesatare kur nis
fenomeni i renies se flokeve. Specialistet tregojne se, realisht
fenomeni nis qe ne moshen 20-vjecare, kohe kjo kur ne koken e njeriut
fillojne te perdoren produkte te ndryshme kozmetike.
Floket normale
Floket jane normale atehere kur nuk kane anomali ne rrenje dhe ne
gjatesine e tyre. Floke te tille jane te shkelqyeshem, te forte dhe te
shendetshem. Ideale per to eshte kur ne i kemi gjithnje ne ekuiliber,
duke perdorur produkte delikate ne larjen dhe pastrimin e tyre, por pa
dyshim dhe ne trajtim. eshte mire te mos perdorim shampo dhe balsame
shume agresive, dhe nje here ne muaj te perdorim maska ushqyese.
Floket e thate
Thatesia e flokeve varet nga shkaqet fiziologjike ose dhe nga shkaqet
ambientale. Shume here floku eshte i thate, sepse nuk lubrifikohet mire
nga organizmi, por mund te behet i thate dhe per shkak te diellit,
eres, si dhe per shkak te mungeses se lageshtise se ajrit qe e privojne
ate nga hidratimi. Floke te tille dallohen, sepse jane te ashper, te
thate me fije ne rrenje dhe nuk rrine bukur. Trajtimet e ashpra e
keqesojne akoma dhe me shume punen. Dhe keto jane tharja me fon,
drejtimet me piaster, dekolorimet dhe permanenti. Floket e thate kane
gjithnje dy fije dhe keputen menjehere. Qe t?i kthejme ne te
shendetshem duhet t?i trajtojme me prodhime hidratuese dhe te embla.
Maskat qe duhet te perdoren ne kete rast jane me baze avokadoje, vaji
dhe veze.
Floket me yndyre
Kur floket kane nje pamje prej vaji dhe te ndritshme, qe duken sikur
peshojne shume dhe behen pis menjehere, natyra e tyre eshte floke i
yndyrshem. Ky fenomen ndodh per shkak te nje sekrecioni te shpeshte dhe
vjen nga natyra e brendshme e organizmit, por vjen dhe si rrjedhim i
stresit te njeriu, menyra e te ushqyerit dhe smogu ambiental. Kush ka
keto lloj flokesh perpiqet t?i laje shpesh, madje edhe cdo dite. Nese
keni nje tip te tille floku duhet te kini kujdes nga sapuni i tepert,
sepse sjell nje perkeqesim te situates. Produktet qe duhet te perdoren
te floku i yndyrshem jane specifike per floket me yndyre dhe per larje
te shpeshta. Nese ka nje problem shendetesor duhet t?i drejtoheni
dermatologut, ne menyre qe ky i fundit te vendose nje trajtim te
personalizuar. Perdorimi i nje caji me nenexhik perpara se te shpelani
i ndihmon floket. Gjithashtu, dhe esenca e qiparisit ndihmon shume,
sepse riekuilibron lekuren e flokut.Galbania
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trajtimet bimore sipas tipit te flokut Empty Re: Trajtimet bimore sipas tipit te flokut

Mesazh nga AstronauT Thu Dec 03, 2009 2:42 pm

Floket me zbokth
Zbokthi qe shihet mbi floke, vjen si rrjedhim i nje shqetesimi te
vertete dhe ka te beje me shperberjen e lekures se kokes dhe nje
shkembim i shpejtuar i lekures se kokes. Ne keto raste floket jane
shume te dobet dhe shpesh, bashke me zbokthin, kemi dhe shtim te se
kruares se kokes dhe yndyre. Shkaqet vijne qe nga menyra e te ushqyerit
deri te problemet psikologjike. Trajtimet duhet te jene specifike dhe
delikate, ne menyre qe te mos e rendojme fenomenin e zbokthit. Mund te
ndihmojne ne kete rast maska me vaj dhe me masazh. Nese fenomeni rritet
duhet te shkohet te mjeku. Ndihmojne dhe maskat me rozmarine, apo me
hithra, qe perdoren pas larjes.
Floket e trajtuar
Floket e trajtuar dhe te lyer kane nje nevoje te vecante per
perkujdesje. Perberesit qe perdoren ne lyerje, ne drejtimin dhe
perberesit e permanentit i dobesojne. Shampoja duhet te jete shume
delikate dhe specifike, sepse ajo perben karakteristikat e trajtimit
dhe ne te njejten kohe mbron kuroren e flokeve. Per t?i dhene ndricim
dhe peshen e duhur mund te provojme nje maske me vaj bajamesh ose
arrash.
Floket qe bien
Te gjitha floket bien ne periudhen e pak viteve, duke u zevendesuar
gjithnje me te reja. Ne vjeshte kemi nje rritje te renies se flokeve.
Faktori eshte stinor dhe zgjat disa jave, ne rast te kundert duhet te
perdorim ushqime qe rrisin formimin e keratines. Per kete sherben
proteina, glicina dhe cistina, oligoelementet, si dhe vitaminat apo
aminoacidet. Shampot qe duhet te perdoren duhet te respektojne lekuren
dhe t?i japin vitalitet. Vaji kryesor qe mund te perdoret si popullor
eshte ai i borzilokut, i cili stimulon rritjen e flokut. Nje zgjidhje
qe mund te behet vete ne shtepi eshte te ferkosh lekuren e kokes me
disa luge raki, nje trajtim qe duhet bere ne mbremje dhe duhet lare ne
mengjes. Ne vend te rakise ka njerez qe perdorin dhe lengun e zier me
rozmarine.
Koka tulle
Reniet e flokeve prekin si burrin, ashtu dhe gruan dhe shkaqet jane
gjithnje te lidhura me faktore hormonale dhe gjenetike. Ne rast se
koken e keni tulle duhet te pastroni me shume kujdes lekuren e saj.
Duhet te perdorni trajtime me balte termale per bukurine e lekures se
kokes. Mund te perdorni dhe ujin e rozmarines dhe te eukaliptit per
floket qe nuk duan t?ju rriten.

Trajtimet
Maske me veze dhe vaj ulliri
Duhet te dini se vaji i ullirit dhe veza jane perberes ushqimore qe
ndikojne shume ne forcimin e flokut tone. Vecanerisht miksi qe arrihet
mes te verdhes se vezes dhe vajit te ullirit, i cili preferohet te jete
i prodhuar ne vend. Per floket e shkurter perdoren tre te verdha veze
dhe tre luge vaj ulliri. Pasi e verdha e vezes me vajin e ullirit
miksohen, vendosen mbi floke
me anen e nje furce flokesh, ne cdo sasi floku dhe lihet ne te per nje
periudhe kohore prej 60 minutash. Pas kesaj, floku lahet me uje te
ngrohte duke fituar kompaktesi, ushqim dhe shkelqim. Per floket e gjate
perdoren
gjashte te verdha veze dhe gjashte luge vaj ulliri, dhe mbahet per periudhen nje ore dhe me pas lahet me uje te nxehte.
Maske me qumesht
Nje maske shume e mire eshte edhe perdorimi i qumeshtit te lopes. Pasi
e keni zier qumeshtin mund te lagni gjithe gjatesine e flokeve dhe ta
mbani mbi floke per nje periudhe nje oresh. Me pas floket lahen me uje
te ngrohte. Kjo maske i jep flokut shkelqim dhe e ben me te forte e te
shendetshem.
Per floke qe shkelqejne
Ushqimet qe jane te pasura me vitaminen B jane fantastike per t?i bere
floket tuaj qe te shkelqejne. Ju mund ta gjeni vitaminen B me shumice
te vezet, qumeshti, zarzavatet dhe mishi i shpendeve. Silika eshte
gjithashtu shume e rendesishme qe ju te keni floke sa me elastike, qe
shkelqejne e mbi te gjitha te shendetshem. Kete lloj minerali ju mund
ta gjeni te lekura e kastravecit, qepet dhe bishtajoret. Nese lekura
juaj eshte shume e thate, atehere beni mire qe te hani shume peshk.
Lloji me i mire i peshkut qe mund te hani eshte salmoni, tek i cili
gjendet acidi omega bashke me tre te tjere, te cilat jane shume te mire
per te hidratuar e shkelqyer lekuren tuaj.
Hithra
Ne mjekesine popullore hithra njihet si mbreteresha e bimeve mjekesore,
per shkak te efekteve te saj pozitive ne sherimin e disa semundjeve. Ne
kozmetike hithra ndihmon kunder renies se flokut dhe zbokthit. Personat
qe kane probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokes me lengun qe
perftohet nga zierja e hithres. eshte mire qe larja te kryhet dy here
ne jave dhe te vazhdoje deri ne eliminimin perfundimtar te zbokthit.
Larja e kokes me ujin e hithres keshillohet edhe per ata qe kane
probleme me rritjen e ngadalte te flokut.
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi