MesazhTitulli: Seksi nëpër shekuj    Jakovarssss</noscript>

Join the forum, it's quick and easy

MesazhTitulli: Seksi nëpër shekuj    Jakovarssss</noscript>
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MesazhTitulli: Seksi nëpër shekuj

Shko poshtë

MesazhTitulli: Seksi nëpër shekuj    Empty MesazhTitulli: Seksi nëpër shekuj

Mesazh nga AstronauT Fri Oct 15, 2010 3:06 pm

1-Sa ka ndryshuar akti seksual gjatë mijëvjeçarëve?
2-Po gjatë këtyre dekadave të fundit?
3-A bëjmë më shumë seks sot?
4-A bëjmë seks më të mirë sot?

Shkencëtarët, këtyre pyetjeve u përgjigjen: "Thuajse aty- aty".

Tani le të bëjmë edhe këtë pyetje:

A vërtetë besojmë se jeta jonë seksuale ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve?

Ekspertët në fushën e seksit përgjigjen: Njerëzit, anatomikisht janë po një soj si edhe përpara 100.000 vjetëve.

Kjo na jep të drejtën të besojmë se ne kënaqemi me seksin, po njësoj siç kënaqeshin edhe paraardhësit tanë të shpellave dhe gjithkush tjetër që nga fillimi i njerëzimit.

Ashtu siç na thotë trupi se duam të hamë, ose duhet të flemë, po ashtu ai na njofton dhe për epshin. Seksi gjithmonë ka ofruar kënaqësi për njerëzit.

Seksualiteti ka të bëjë shumë me kornizën tonë biologjike. Njerëzit, si të gjitha kafshët e tjera, janë shumë të interesuar të përfshihen në seks. Ata vazhdimisht bëjnë seks.

Mbështetur në eksperiencën time si mjek, them pa hezitim, se njerëzit, edhe atëherë kur nuk angazhohen në seks si një imperativ biologjik, ata pa diskutim, e dëshirojnë seksin. Por askush nuk mund të thotë nëse njerëzit e pëlqenin seksin më shumë 50, ose 50.000 vjet më parë.

Po ashtu, nuk ka arsye të mendohet se ne sot bëjmë më shumë seks nga sa bënim në të kaluarën. Është e vërtetë që tani ne jemi më të çliruar dhe më të sinqertë lidhur me jetën seksuale.

Gjatë historisë njerëzore, restrikcionet kulturore kanë pasur efekt të madh mbi jetën seksuale të njerëzve, më shumë se mbi çdo gjë tjetër anatomike dhe fiziologjike.

Seksi, edhe pse është një funksion biologjik i trupit të njeriut, nga kulturat e të gjitha vendeve ka qenë parë (mundet që akoma shihet) si aktivitet i turpshëm, i pistë, që nuk duhet të kryhet, pra krejt ndryshe nga sa trajtoheshin funksione të tjera biologjike të trupit, siç janë të ushqyerit ose të fjeturit.

Mënyra si e përjetojmë ne sot jetën seksuale, me siguri, është një miksturë, një ndërthurje e konditave biologjike dhe sociale: Dëshira për seks buron nga nevoja e trupit, por mendimi ynë interpreton atë që shoqëria e pranon ose nuk e pranon. Gjithçka tjetër editohet nga kultura.

Me këtë nuk dua të them se normat kulturore janë pengesë e pakapërcyeshme, që njerëzit të eksplorojnë dhe rishikojnë tabutë në fushën e seksit. Të gjithë studiuesit dhe edukatorët e jetës seksuale, sot, përkrahin idenë që arkeologu Timothy Taylor nga "University of Bradford" në Briatninë e Madhe, e sintetizon në këtë mënyrë:

" Ideja se ekziston një linjë seksuale që nuk duhet të kalohet, por që në praktikë shpesh kalohet, është shumë e vjetër, më e vjetër se historia e tundimit të Evës nga gjarpri" ("The History of Sex: Four Million Years of Human Sexual Culture")

Përparimet Moderne

Sipas shumicës së psikologëve të seksit, të gjitha besimet, në të gjitha kohërat dhe vendet, kanë mbajtur peshën kryesore në mbrojtjen e pikëpamjes : "Të vëmë mendimin mbi dëshirat mishtore të trupit".

Në vitet e mesjetës, njerëzit ishin vazhdimisht nën frikën e mëkatit. Por, nuk ka dyshim se ka pasur edhe shumë faktorë të tjerë, që duhet të merren në konsideratë.

Njerëzit e kohëve të lashta nuk e kishin prioritet kënaqësinë seksuale. Kjo për ne, sot, duket si diçka e pakuptueshme dhe absurde, edhe kur kemi parasysh obskurantizmin e kohës. Kjo situatë ishte më e theksuar, veçanërisht në 1000 vjetët e mizerjes dhe të sëmundjeve, që shpesh shoqëroheshin me ulje të dëshirës seksuale.

Shumë historianë dhe psikologë e shikojnë fundin e shekullit të XIX si një periudhë e vërshimit të seksualitetit në botën Perëndimore. Revolucioni industrial i bashkoi gjithnjë e më shumë njerëzit.

Jetesa në fqinjësi më të ngjeshura dhe me kultura të përziera, në vendbanim dhe në vendin e punës, bënë që sjelljet ndaj seksit të jenë më liberale.

Liberalizimi i seksualitetit mori përmasa më të shpejta nga viti 1960. Këtë liberalizim e ndihmoi zbulimin e pilulave për kontrollin e lindjes. Kjo bëri që gratë të kërkojnë kënaqësinë dhe të veprojnë duke u bazuar në dëshirat e tyre, ashtu siç bënin zakonisht, deri atëherë, vetëm burrat.

Më 1960-n filloi revolucioni seksual. Por ai ishte një revolucion i gabuar!

Revolucioni seksual duhej t'i bënte gratë dhe burrat të barabartë në angazhimin midis tyre. Ta shihnin seksin si pjesë të dashurisë reale, si një pasion të bukur e natyral për të dy sekset. Diçka që duhet të jetë pjesë integrale e forcimit dhe thellimit të marrëdhënieve midis dy njerëzve, totalisht të angazhuar tek njeri-tjetri.

Mënyra më e keqe për të arritur barazinë është t'i çosh të gjithë në nivelin e poshtëm. Mënyra më e mirë është të sjellësh të gjithë në nivelin më të lartë. Ky revolucion arriti më të keqen.

Dopio standardi që thoshte: "Burrat mund të mashtrojnë, por jo gratë", e kërkonte një revolucion. Norma e re që duhej të vendosej do të ishte: "Burrat nuk duhet të mashtrojnë, tamam për ato arsye që gratë nuk duhet të mashtrojnë". Në vend të kësaj, revolucioni seksual, shkroi në flamurin e tij: "Burrat mashtrojnë, ashtu duhet të bëjnë edhe gratë".

Kështu, revolucioni i viteve 1960 ishte i gabuar. Ai zëvendësoi represionin e mbyllur me përfshirjen në shumë marrëdhënie seksuale të hapura dhe të rastit.
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi