2013: Komisioni i BE-së do të zgjerojë rrjetin e kabllove me fibra optike
Faqja 1 e 1
2013: Komisioni i BE-së do të zgjerojë rrjetin e kabllove me fibra optike
Për tre vjet, sipas planeve të Komisionit të BE-së, çdo evropian mund të përdorë një lidhje të shpejtë interneti.
Kjo do të arrihet në bazë të një projektligji që u prezantua të hënën në Bruksel nga Komisarja Neelie Kroes. Për të arritur këtë synim duhet që të zgjerohen më tej rrjetet evropiane të kabllove me fibra optike.
Me këtë mund të barten më shpejt dhe më mirë të dhënat se sa me lidhje interneti të zakonshme. Komisioni nuk do të lejojë monopol të koncerneve të Telekomit në vendet anëtare të BE-së.
Për zbatimin e këtij ligji ende kërkohet miratimi nga Parlamenti i BE-së dhe nga Këshilli i Ministrave të BE-së, në të cilin janë të përfaqësuar 27 vendet anëtare.
Sipas vlerësimit të Komisionit një zgjerim i tillë i rrjetit në të gjithë Evropën kushton mes 180 dhe 270 miliardë euro. / botasot / 21 shtator 2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|