Bukuria në shkëlqim të flokëve Jakovarssss</noscript>

Join the forum, it's quick and easy

Bukuria në shkëlqim të flokëve Jakovarssss</noscript>
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bukuria në shkëlqim të flokëve

Shko poshtë

Bukuria në shkëlqim të flokëve Empty Bukuria në shkëlqim të flokëve

Mesazh nga AstronauT Wed Dec 09, 2009 6:24 pm

Flokët janë një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes së jashtme. Prandaj dhe kujdesi për to duhet të jetë shumë i madh.

Si çdo gjë tjetër, edhe floku ka nevojë për ujë. Sa më e thatë të jetë
një fije floku, aq më kollaj këputet ajo. Floku ka vetinë ta thithë
vetë lagështirën që i nevojitet nga atmosfera. Numri i flokëve në kokë
lëkundet nga 120.000-500.000. Ato ndodhen me shumicë në pjesën e prapme
të kokës dhe me pakicë në pjesët e tjera. Gjatësia e flokut rritet
normalisht 12-15 cm në vit, pra 1-1.5 cm në muaj. Rënia normale e
flokut duhet të jetë 100-200 fije në ditë.

Llojet e flokut

Flokët gri janë zakonisht të fortë dhe të shndritshëm. Bërja e
permanentit në to është e vështirë. Për këtë arsye përdorim formulën
për flokë të shëndetshëm.


Flokët gri

Floku i dendur. Kujdes! Nuk duhet të ngatërrojmë flokun e dendur me
flokun e trashë. Mund të kemi flokë të dendur dhe të hollë, të trashë
dhe të rrallë. Flokët e dendur janë zakonisht flokë të shëndetshëm.

Flokët e shkurtër dhe të gjatë. Gjatësia e flokut në permanent ka
rëndësi për përmasat dhe mënyrën si do të kapen. Gjatësia e
përshtatshme e flokut për permanent është nga 6-15 cm.

Flokët porozë dhe flokët jo porozë. Flokët porozë janë zakonisht të
thatë, të shkatërruar nga dekolorimet, nga lyerjet ose nga dielli.
Thithin shpejt lagështirën e permanentit dhe bëhen shpejt me bukle.
Kanë nevojë për permanent.


floke-poroze

Krejt ndryshe, flokët jo porozë janë zakonisht me yndyrë. Shumë thjesht
mund të përcaktoni nëse floku është poroz ose jo. Kaloni gishtin tuaj
në gjatësinë e një fije floku të tendosur dhe nëse gishti pengohet dhe
floku mblidhet atëherë floku është poroz dhe delikat.

Flokët e hollë. Zakonisht, flokët e hollë janë të lehta në kapje për
permanent dhe kanë nevojë për solucion për flokë natyralë delikatë. Por
kujdes, disa flokë të hollë janë të vështirë për t’u bërë permanent.
Janë ata që nuk kanë nerv fare dhe që nuk e mbajnë krehjen. Në këta
flokë përdoret formula për flokë të shëndetshëm.


Flokët e hollë


Kujdes!

Rritja e shëndetshme e flokëve tanë lidhet mjaft me dietën. Një faktor
që ndikon në rënien e flokëve është edhe mungesa e hekurit e sidomos
vitamina. Ajo bën që sasia e hekurit në gjak të jetë e ulët, kjo
shkaktohet nga dieta e varfër me mish, vezë dhe drithëra. Frutat e
freskëta dhe perimet gjithashtu janë të nevojshme, sidomos ato që
mbajnë vitamina C, e cila ndihmon trupin që të tretë ushqimin e marrë
nga vitaminat.

Pritini flokët!

Mos kini frikë nga gërshëra, pasi prerja e flokëve e sidomos majave të
dëmtuara, ndihmon që flokët tuaj të duken më të bukur dhe të
shëndetshëm.

Çfarë i dëmton flokët tuaj?

Edhe pse lëkura e kokës sonë është e mbrojtur nga flokët, ajo mund të
dëmtohet nga maskat apo bojërat e aplikuara në mungesë njohjeje apo në
sasi të tepruar. Shpesh ndodh që lëkura të jetë alergjike ndaj bojës,
shampos apo kremrave, prandaj ajo nuk duhet aplikuar direkt e në kokë,
por më parë, në një sipërfaqe të vogël lëkure me dorë. Sigurisht edhe
me sasinë duhet të kemi kujdes. Edhe shampoja e tepërt dëmton flokun.
Nuk duhet aplikuar më shumë se një lugë gjelle shampon. Larja e parë
bën që yndyrat, papastërtitë dhe kimikatet të pastrohen nga flokët,
ndërsa larja e dytë bën që efekti kuron shampon të veprojë.

Maska natyrale për flokë

“Vezë dhe qumësht”
Përzieni dy vezë me gjysmë gote qumësht. Aplikojeni në flokë dhe lëreni
të veprojë për 10 minuta. Shpëlajeni kokën dhe do të vëreni që
shkëlqimi i flokëve tuaj do të shtohet.

“Koktej për flokët”
Në një shishe bozë hidhni pak nga shampoja që përdorni rregullisht,
bashkojini kësaj një lugë vodka. Lajini një herë në javë flokët me këtë
dhe do të shihni si flokët tuaj do të jenë më pak të dëmtuar, do të
bëhen më të shëndetshëm dhe më të shkëlqyeshëm.



“Për flokë të yndyrshëm”
Pudra. Një pjesë e mirë e tyre janë të parfumosur dhe me aromë të mirë.
Vendoseni pak tek rrënjët e flokëve para se të flini. Nëse floku juaj
është shumë i yndyrshëm, aplikoni shumë pudër për rreth 15 minuta. Më
pas lajini flokët, por kujdes me balsamin dhe kremrat, pasi i bën
flokët të yndyrshëm.



“Flokë të shndritshëm në maksimum”
Për biondet: Shtoni një filxhan kafeje lëng limoni në ujin që bëni
shpëlarjen. Për brunet: Shtoni një filxhan kafeje uthull në ujin që
bëni shpëlarjen.
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi