Shkurtesa të dobishme për Windows Jakovarssss</noscript>

Join the forum, it's quick and easy

Shkurtesa të dobishme për Windows Jakovarssss</noscript>
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkurtesa të dobishme për Windows

Shko poshtë

Shkurtesa të dobishme për Windows Empty Shkurtesa të dobishme për Windows

Mesazh nga AstronauT Fri Dec 04, 2009 8:47 pm

Shumica prej nesh i di disa shkurtesa në tastierën të cilën e përdorim
për punën e përditshme. Mirëpo, nganjëherë është mirë t’i rikujtojmë
apo të mësojmë edhe ndonjë shkurtesë të re; disa prej tyre mund tu
lehtësojnë dhe përshpejtojnë dukshëm punën në kompjuter.

Shumica e urdhrave në Windows mund të gjenden edhe në tastierë. Në
aspektin kohor është shumë e vlefshme të përdoren disa nga urdhrat më
të shpeshta. Nëse kombinohet përdorimi i shpeshtë i këtyre urdhrave me
miun, puna kryhet shumë më shpejt. U ofrojmë një listë të shkurtesave
të cilat gjithsesi duhet t’i dini.

Tasti Windows + D – Shtypja e këtij kombinimi të tasteve minimizon të
gjitha dritaret e hapura dhe shfaq desktopin, edhe një shtypje kthen
gjendjen e mëparshme.

Tasti Windows + E – Hap Windows Explorer (jo Internet Explorer) për qasje më të shpejt në dosjet e diskut.

Tasti Windows + F – Nis mekanizmin për kërkim.

Alt + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin.

Tasti Windows + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin në mënyrën flip (funksionon vetëm në Vista).

Alt + F4 – Mbyll dritaren apo programin aktiv i cili është hapur aktualisht.


Ctrl+ESC – hap përzgjedhësin Start

Ctrl + C – Kopjon përmbajtjen e përzgjedhur.

Ctrl + X – Këput përmbajtjen e përzgjedhur.

Ctrl + V – Ngjit (anglisht. paste) përmbajtjen e kopjuar apo të këputur.

Këto në asnjë mënyrë nuk janë të gjitha shkurtesat të cilat mund të
përdoren nëpër sistemet operative Windows, por bien në mesin e më të
shpeshtave. Lista e plotë e shkurtesave mund të gjendet KËTU. Keyboard shortcuts for Windows
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi