Aromë gruaje Jakovarssss</noscript>

Join the forum, it's quick and easy

Aromë gruaje Jakovarssss</noscript>
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aromë gruaje

Shko poshtë

Aromë gruaje Empty Aromë gruaje

Mesazh nga AstronauT Thu Dec 03, 2009 2:54 pm

Tetë gra
të bukura mishërojnë natyrën e botës femërore, duke u marrë “hua” nga
firmat më të njohura të botës së modës dhe kozmetikës, për t’u bërë
imazhi i aromave, duke filluar që nga klasiku “Chanel n. 5” dhe deri te
më i riu prej parfumeve “True Star”.

Pasi fitoi çmimin Oskar si aktorja më e mirë protagoniste për filmin
"Monster", Charlize Theron u kthye në një nga aktoret më të kërkuara të
Holluvudit. E lindir më 7 gusht 1975, i përket shenjës së Luanit,
shenjë e zjarrit, pasiononte dhe krenare. Një arsye që “Dior” e ktheu
në imazh të parfumit të tij më të rafinuar, “J'adore”.


Menaxherët e “Chanel” nuk kanë pikë dyshimi për Nicole Kidman. Eshtë
perfekte për të qenë imazhi i parfumit të parë të krijuar nga
Mademoiselle Coco, “Chanel n. 5”. E lindur më 20 qershor, nën shenjën e
Binjakëve, aktorja bionde mishëron sharm dhe inteligjencë.


Britney Spears “noton” në botën e parfumeve. Ka firmosur me Elizabeth
Arden një kontratë licence për të prodhuar dhe hedhur në treg parfum që
mban firmën e saj: Curious. Princesha e pop-it, e lindur nën shenjën e
Shigjetarit është një bombë energjie dhe optimizmi, por edhe brishtësie.

Beyoncé është fytyra e parfumit të ri të Tommy Hilfiger, “True
Star”, një parfum për ato femra që duan të ndihen spektakolare (kështu
e përshkruan vetë stilisti parfumin e ri). Ashtu siç është edhe amazona
e re e muzikës pop Beyoncé, e lindur më 4 shtator 1981, nën shenjën e
Virgjëreshës.

Stili dhe loo-ku i Kate Moss është i imituar nga të gjitha vajzat.
E lindur më 16 janar 1974, Kate i përket shenjës së Bricjapit. Shenjë e
tokës, që e bën topmodelen të jetë mishërim i gruas ambicioze që di
mirë se ç’kërkon në jetë. Jo rastësisht “Cacharel” e zgjodhi për imazh
të parfumit më të famshëm “Anais Anais”.


E lindur më 24 korrik 1969, nën shenjën e Luanit, Jennifer Lopez,
këngëtare dhe aktore, është njëkohësisht edhe prodhuese e një parfumi
që mban emrin e saj. J.Lo është simbol i bukurisë latine dhe imazh i
gruas energjike e plot grintë që nuk njeh pengesa. Në fakt edhe në
jetën e saj private Jennifer Lopez është një ciklon i vërtetë. S’është
pak të martohesh tri herë.

Liv Tyler ka lindur më 1 korrik 1977 dhe i përket shenjës të
Gaforres. Magjikja Arwen tek "Zotëria i unazave", është simbol i femrës
së ndjeshme dhe plot emocione. Prandaj Givenchy e ka kthyer në imazh të
parfumit Very Irresistible.

Falë pamjes së saj seksuale dhe fizikut të mahnitshëm, Catherine
Zeta-Jones, është zgjedhur nga Elizabeth Arden si imazh i parfumit të
saj Provocative Woman. Parfumi u dedikohet femrave që u pëlqen bukuria
natyrale. Ashtu Catherine, e cila ka lindur më 25 shtator 1969, dhe di
t’i shprehë aq mirë karakteristikat e shenjës së saj, Peshores.

Jo për të qenë në rrymën e vitit të lindjes dhe as sepse yjësitë u
kanë destinuar tiapre të mirëepërcaktuara të shenjave të horoskopit.
Por thjesht sepse janë gjendur aq mirë nën tisin e disa aromave
(kryesisht firma të njohura të botës së parfumeve) disa nga femrat më
të njohura edhe në Shqipëri kanë vendosur të mos dalin kurrë pa u
spërkatur më parë nga falkonët e Chanel n.5, siç bën Diana Çuli, Van
Cleef & Arpel siç bën Fjodora Fjora, apo edhe duke u besuar aromën
e lëkurës disa parfumeve siç bën Enada Hoxha apo Majlinda Bregu
AstronauT
AstronauT
WebMaster
JakovarSWebMasterJakovarS

<b>Shfletues</b> Shfletues : Firefox
<b>Postimet</b> Postimet : 3110
<b>Registration date</b> Registration date : 10/08/2009

https://jakovars.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi